Bota

Plani i Trump për paqen në Ukrainë/ Zelensky i tregon presidentit amerikan pamjet e luftës: Nuk do të ketë kompromis me Putin!

Zelensky më pas tha se nuk duhet të ketë “kompromise” me presidentin rus Vladimir Putin në negociatat për një marrëveshje paqeje. Ai i tregon Trumpit fotografi të mizorive të luftës teksa u shpreh: “Unë mendoj se Presidenti Trump është në anën tonë”.

28 Shkurt 2025, 18:46 Nga B.Z
Plani i Trump për paqen në Ukrainë/ Zelensky i tregon presidentit
Takimi

SHBA - Janë zbardhur të tjera biseda nga takimi që po mbahet këtë të premte në Shtëpinë e Bardhë mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyt. Sipas raportimeve të BBC, presidenti Trump tha se do të ishte mirë nëse ai dhe Zelensky mund të ndalonin luftën midis Rusisë dhe Ukrainës.

Zelensky më pas tha se nuk duhet të ketë “kompromise” me presidentin rus Vladimir Putin në negociatat për një marrëveshje paqeje. Ai i tregon Trumpit fotografi të mizorive të luftës teksa u shpreh: “Unë mendoj se Presidenti Trump është në anën tonë”.

Njëra prej gazetarëve ka pyetur Trump:  Zoti President, a do të dërgoni më shumë armë në Ukrainë në rast se nuk ka paqe?”

Ndërsa presidenti i është përgjigjur: Ne nuk po presim me padurim të dërgojmë shumë armë, ne po presim me padurim të mbarojmë luftën.Përgjigja është po. Por shpresojmë se nuk do të na duhet të dërgojmë shumë sepse mezi pres ta kryej atë shpejt.

Presidenti amerikan tha më tej se ai “e vlerëson marrëveshjen për mineralet sepse ne kishim nevojë për atë që ata kishin”, teksa shton se: “Vendi tani trajtohet në mënyrë të drejtë”.

zelensky trump

Sondazh

Poll