Bota

"Pa pajisjet tona ushtarake do e kishit humbur luftën"/ Trump-Zelenskyt: Ukraina në telashe të mëdha! Keni një shans të mirë për ti dhënë fund

Trump thotë më tej me tone të larta se Amerika i ka dhënë Ukrainës 350 milion dollarë dhe pajisje ushtarake dhe nëse nuk do ishte për ndihmën e amerikës kjo luftë do të kishte përfunduar brenda dy javësh. 

28 Shkurt 2025, 19:15 Nga B.Z
"Pa pajisjet tona ushtarake do e kishit humbur luftën"/
Zelensky, Trump

SHBA - Vijojnë tensionet në takimin mes presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut të tij Volodymyr Zelensky. Trump i ka thënë Zelenskyt se Ukraina është në telashe të mëdha dhe se duhet të pranojë kompromiset me Putin. 

Por Zelensky ka tentuar ta kundërshtojë këtë, ndërsa nuk është lejuar nga presidenti Trump. Ky i fundit i ka thënë se Ukraina nuk ka gjasë që ta fitojë luftën dhe plani i tij është një shans i mirë për ti dhënë fund konfliktit 3-vjeçar. 

Trump thotë më tej me tone të larta se Amerika i ka dhënë Ukrainës 350 milion dollarë dhe pajisje ushtarake dhe nëse nuk do ishte për ndihmën e amerikës kjo luftë do të kishte përfunduar brenda dy javësh. 

Pjesë nga biseda:

Trump: Vendi juaj është në telashe të mëdha

Udhëheqësi ukrainas përpiqet të ndërhyjë, Trump e ndërpret: “Jo, jo, ke folur shumë! Vendi juaj është në telashe të mëdha!"

Zelensky: E di, e di

Trump: Ju nuk po e fitoni luftën! Ju keni një shans shumë të mirë për të dalë në rregull për shkak të nesh. Ne ju dhamë nëpërmjet këtij presidenti budalla [një referencë për Joe Biden] 350 miliardë dollarë, ju dhamë pajisje ushtarake... nëse nuk do të kishit pajisjet tona ushtarake, kjo luftë do të kishte përfunduar brenda dy javësh.

Zelensky: Për tre ditë e dëgjova nga Putini

Trump: Do të jetë shumë e vështirë të bësh biznes si ky

zelensky trump

Sondazh

Poll