Bota

"Ti thua se nuk dëshiron armëpushim?!" Tensionet në takimin me Zelensky-n, Trump: Është shumë mirë që populli amerikan ta shohë këtë

Trump tha para kamerave se është mirë që populli amerikan po e sheh këtë bisedë të tensionuar.

28 Shkurt 2025, 19:19 Nga M.B

 

"Ti thua se nuk dëshiron armëpushim?!" Tensionet në
Foto nga takimi

SHBA- Tensionet në takimin e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky me presidentin amerikan Donald Trump kanë vijuar kur ky i fundit i është drejtuar ne pyetjen nëse e dëshiron armëpushimin. Zelesky tha se e dëshiron këtë, por mbi të gjitha dëshiron një marrëveshje me garanci. Trump tha para kamerave se është mirë që populli amerikan po e sheh këtë bisedë të tensionuar.

Pjesë nga biseda:

Trump: Nëse mund të arrini një armëpushim tani, unë do t'ju thoja ta pranoni atë në mënyrë që plumbat të ndalojnë së fluturuari.

Zelensky: Sigurisht që dua të ndaloj luftën.

Trump e ndërpret: Ti thua se nuk dëshiron armëpushim?

Zelensky: Dëshiroj një marrëveshje armëpushimi me "garanci". Pyet popullin ukrainas se çfarë ndien për një marrëveshje armëpushimi.

Trump: Unë mendoj se është shumë mirë që populli amerikan të shohë se çfarë po ndodh. Kjo është arsyeja pse e kam mbajtur këtë për kaq gjatë. Zelensky duhet të jetë mirënjohës.

Zelensky: Jam shumë mirënjohës.

Trump: Njerëzit po vdesin, ju po mbaroni ushtarët.

Zelensky: E di.

lufta

Sondazh

Poll