Bota

Marrëveshja për mineralet, momenti kur Trump pret Zelenskyn në Shtëpinë e Bardhë (VIDEO)

Zelensky është pritur nga Trump në hyrje të Shtëpisë së Bardhë, sapo ka zbritur nga makina e tij. Dy liderët kanë shtrënguar duart mes tyre, edhe pse së fundmi kanë pasur përplasje verbale lidhur me planin e Trump për paqen në Ukrainë. 

28 Shkurt 2025, 18:29 Nga B.Z
Marrëveshja për mineralet, momenti kur Trump pret Zelenskyn në
Takimi

SHBA - Presidenti amerikan Donald Trump ka pritur këtë të premte në Shtëpinë e Bardhë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Në qendër të bisedimeve mes tyre do të jetë marrëdhënia mes dy vendeve, lufta në Ukrainë si dhe marrëveshja strategjike për mineralet e rralla.

Zelensky është pritur nga Trump në hyrje të Shtëpisë së Bardhë, sapo ka zbritur nga makina e tij. Dy liderët kanë shtrënguar duart mes tyre, edhe pse së fundmi kanë pasur përplasje verbale lidhur me planin e Trump për paqen në Ukrainë. 

Marrëveshja e mineraleve mes dy vendeve do të firmoset në East Room të Shtëpisë së Bardhë dhe konsiderohet një hap i rëndësishëm në bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve. Sa i përket situatës në Ukrainë, Trump deklaroi se e konsideron veten një "arbitër dhe ndërmjetës" mes Kievit dhe Moskës për të ndihmuar në arritjen e një paqeje të qëndrueshme.

donald trump volodymyr zelensky

Sondazh

Poll