Politike

Zgjedhjet e 11 Majit/ Rama thumbon sërish opozitën: Ne do marrim shoqen fitore, ata "Noc Rrokun"!

Teksa ishte duke folur mbi anëtarësimin e Shqipërisë në BE, dhe zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, kreu i qeverisë u shpreh se PS ka patur gjatë këtyre viteve fitoren si shoqëruese. Rama vijoi thumbat duke thënë se në 11 Maj PS do të marrë fitoren, ndërsa PD "Noc Rrokun". 

28 Shkurt 2025, 17:42 Nga B.Z
Zgjedhjet e 11 Majit/ Rama thumbon sërish opozitën: Ne do marrim
Edi Rama

TIRANË - Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit të zhvilluar këtë pasdite me asambletë socialiste të disa njësive në Tiranë, nuk i ka kursyer thumbat drejt opozitës. 

Gjatë fjalës së tij për të pranishmit, teksa ishte duke folur mbi anëtarësimin e Shqipërisë në BE, dhe zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, kreu i qeverisë u shpreh se PS ka patur gjatë këtyre viteve fitoren si shoqëruese. Rama vijoi thumbat duke thënë se në 11 Maj PS do të marrë fitoren, ndërsa PD "Noc Rrokun". 

"Shqipëria në raport me Europën, në 2013 as nuk dukej në horizont fare dritarja që na është hapur sot. Sot Shqipëria vend pararojë. Si ndodhi kjo? Pikërisht sepse ne e dimë shumë mirë që çfarë duhet të bëjmë dhe sepse jemi gati të bëjmë këto sakrifica. Nuk ka bekim më të madh sesa të ngrihet flamuri atje bashkë me ato 27 të tjerët. Na bie i pari ne se e kemi Albania. Dhe të vëmë emrin Albania në tryezë, me ata që na janë dukur si ufo. Përtej të gjithave ne gjithë këto vite kemi patur një shoqe, që ka qenë melhem për ne, fitore. Shoqja fitore, 9 herë. Kështu që miqtë e mi, më 11 maj i kemi ndarë, ne me shoqen fitore ata me Noc Rrokun",- u shpreh Rama.

edi rama ps-pd 11 maj

Sondazh

Poll