Politike

"Jam për zgjerimin!"/ Ambasadori gjerman: Gjermania mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Bergner ka deklaruar se që në fillim ka shprehur aprovimin për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

27 Shkurt 2025, 15:01 Nga I.A
"Jam për zgjerimin!"/ Ambasadori gjerman: Gjermania mbështet
Karl Bergner

TIRANË- Ambasadori gjerman në Tiranë Karl Bergner ka deklaruar se mbështet pa rezerva procesin e zgjerimit të BE-së. Në Konferencën e Komisioneve të Integrimit për Çështjet Europiane dhe procesin e asociim-stabilizimit për negociatat drejt anëtarësimit në BE.

Bergner ka deklaruar se që në fillim ka shprehur aprovimin për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ambasadori pranoi se procesi i zgjerimit nuk ka ecur ashtu siç duhet por përgëzoi për vijimin e reformave për të shkuar drejt BE-së.

“Shqipëria do jetë e mirëpritur javën e ardhshme në panairin e madh të Turizmit. Por edhe Konferenca e Gjykatës Kushtetuese që pritet të zhvillohet këtu. Janë ngjarje të rëndësishme, ku mund të bëheni pjesë. Plani i Zhvillimit në Ballkanin perëndimor është shumë i rëndësishëm dhe duhet t’i jepet shumë vëmendje. Dua të përmend edhe rolin e parlamenteve që kanë qëllim të përbashkët, anëtarësimin në BE. Jeni vende në procese të ndryshme. Gjithmonë kam mbështetur integrimin në BE të rajonit dhe Ballkanit Perëndimor, e kjo mbi bazën e meritave.

Anëtarësimi në BE nuk ka ecur ashtu siç ishte parashikuar në Procesin e Berlinit, por kjo po vijon dhe po tregohet vullneti i madh i vendeve. Këto aktivitete tregojnë vazhdimësinë e këtyre përpjekjeve. Këto janë procese komplekse teknike. Shqipëria ka bërë hapa të mëdhenj përpara, ndaj ka edhe detyrimin për të informuar nëpërmjet Parlamentit, partive politike dhe institucioneve. Gjermania mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Ndaj ne jemi këtu për t’ju mbështetur më tej në këtë rrugë dhe proces integrimi”, tha Bergner.

karl bergner

Sondazh

Poll