Politike

"Po zhduken prova dhe dokumente"/ Veliaj i shmanget pyetjes për akuzat e PD-së: Këneta me bufin vazhdojnë zvarritjen në lluc...

Veliaj ka anashkaluar pyetjen lidhur me akuzat e ngritura nga PD, se po zhduken dhe po digjen provat nga Bashkia, teksa ka shpërthyer në ofendime dhe sulme ndaj këtyre të fundit. 

27 Shkurt 2025, 22:48 Nga B.Z
"Po zhduken prova dhe dokumente"/ Veliaj i shmanget pyetjes për
Erion Veliaj

TIRANË - Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është pyetur këtë të enjte në lidhje me tymin e zi që u pa të dilte disa ditë më parë nga godina e Bashkisë. 

Në një intervistë për emisionin Top Story, Veliaj ka anashkaluar pyetjen lidhur me akuzat e ngritura nga PD, se po zhduken dhe po digjen provat nga Bashkia, teksa ka shpërthyer në ofendime dhe sulme ndaj këtyre të fundit. 

Veliaj nuk ka dhënë asnjë përgjigje se si është e mundur lëvizja e dokumentave në atë mënyrë, teksa thotë se PS fiton mandatin e 4, ndërsa këneta me bufin do vazhdojnë të zvarriten në llucë. 

Pyetje: Ka akuza nga opozita që arkiva me dokumenta e Bashkisë së Tiranës po asgjësohen dhe po zhvendosen me kamionë? Si është e mundur lëvizja e dokumentave në atë mënyrë dhe a keni dijeni çfarë ka qenë zjarri në tarracën e Bashkisë?

Erion Veliaj: Ju falenderoj për humorin se edhe unë kam nevojë të buzëqesh pas 17 ditëve në izolim. Si të ta them thjesht? Prej disa vitesh parkohet në lulishten para bashkisë një hermafrodit nga PD-ja, një si biçim gjys-burrë/gjys-grua, një si tip Ols Dado, por me flokë, njëfarë Kalaje e rrënuar nga hordhitë imagjinare, që kamionin i cili shkon çdo javë në Arkivën Qendrore e sheh si kuti votimi që varros PD-në ende pa nisur fushata, dhe që tymin e kaldajës së sapondezur e merr si tymi i Vatikanit, që i thotë “Habemus Papam” – dhe Edi Rama e PS-ja fituan mandatin e 4-t, ndërsa këneta me bufin do vazhdojnë edhe 4 vite zgërlaqje e zvarritje në llucë.

Ndjesë që s’të jap dot përgjigje serioze për Ols Kalanë – janë njësoj, dy personazhe tragji-komike, që kanë më shumë hall t’i pëlqejnë Saliut, se t’i ruajnë cipën fytyrës së tyre.

erion veliaj ps

Sondazh

Poll