27 Shkurt 2025, 22:15
Nga E. D
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala, ka folur për skandalin në Universitetin Bujqësor, ku janë vendosur dhjetëra masa sigurie pas dyshimeve për afera korruptive. Lala e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN, tha se është një aferë që kap vlerën e miliona eurove dhe se sapo ka nisur hetimi. Lala gjithashtu u shpreh se ajo që ka ndodhur në Universitetin Bujqësor, është nga krimet më të mëdha që mund të bëhet në Universitete. Më tej Lala theksoi se historia e këtij Universiteti është histori e gjitha korruptive dhe se të gjithë tenderat dyshohet se janë me flamur të kuq.
"Kryeministri është gënjeshtar, janë ndryshuar vetëm gjashtë masa dhe jo të tjera, sepse kryeministri tha u zbutën masat. Ajo që ka ndodhur në Universitetin Bujqësor, është nga krimet më të mëdha që mund të bëhet në Universitete. Janë bërë tendera, 9 milionë euro, vijon edhe sot… Më kanë ardhur në vitet e fundit, 2-3 pedagogë që janë marrë në përgjegëjsi penale. Më ka nisur njëri studim, aty është shkretëtirë e vërtetë, nuk ekzsiton asnjë pajisje, për praktikën. Të gjitha pajisjet janë të mbifaturuara. Të gjithë faturat janë fiktive. Aty ësthë vetëm godina dhe nuk ka asgjë në godinë.
Kryeministri tha janë 30 mln lekë, por jo, bëhet fjalë për 9 milionë euro. Në këtë histori, sapo ka nisur. Rektorit i është marrë telefoni shumë më parë. Ka dalë në komunikime me një biznesmen, që sot është në kërkim.Tenderat, është i njëjti rektor që ka patur marrëveshje me inceneratorin e Tiranës, do të bënin serë këta të ndriturit, aty nuk kishte fare incinerator. Historia e këtij Universiteti është histori e gjitha korruptive. Të gjithë tenderat dyshohet se janë me flamur të kuq. Është prekur veëm një pjesë deri tani. Nga ky hetim mund të ketë edhe persona përgjegjës në institucione te tjera, deri në ministrinë e arsimit. Kjo histori sapo ka nisur", tha Lala.
klodiana lala
Aktualitet
27 Shkurt 2025, 22:06
Ola Xama
TIRANË- Gazetarja Ola Xama ka treguar se si operoi koncesionari i inceneratorit të Tiranës drejtuar nga Mirel Mërtiri dhe Klod...
Aktualitet
27 Shkurt 2025, 21:35
E. D
Ilir Muçmata
ANGLI- Një 56-vjeçar shqiptar është dënuar me burg në Angli, pasi akuzohet për kultivimin e lë...
Aktualitet
27 Shkurt 2025, 21:24
E. D
foto nga emisioni
TIRANË- Agimi, 14 vjeç, po lufton çdo ditë me dhimbje të forta dhe një deformim të shtyllës k...
Aktualitet
27 Shkurt 2025, 21:20
E. D
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala, ka zbuluar se përse është paraqitur në SPAK, aktori Gaz Paja. Lala e...
Aktualitet
27 Shkurt 2025, 21:05
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Një qytetar nga Elbasani është drejtuar në emisionin“Stop” në Tv Klan pasi kur u nda nga ...
Aktualitet
27 Shkurt 2025, 20:54
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Në emisionin e ‘Fiks Fare” solli mbrëmjen e sotme rastin e Nikoleta Gila, ajo është nëna ...
Aktualitet
27 Shkurt 2025, 20:41
E. D
Aldi Gjegjaj dhe Alfred Perkola
ANGLI- Dy shqiptarë janë dënuar nga një gjykatë në Uells, pasi janë kapur duke kultivuar...
Aktualitet
27 Shkurt 2025, 20:30
B.Z
36-vjeçari i dhunuar
VLORË - Një sherr që ka degraduar në përplasje fizike raportohet të ketë ndodhur në qyt...
Aktualitet
27 Shkurt 2025, 20:23
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Në Shqipëri, Gjykata e Posaçme kundër krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dënoi sot me 1 vit e 6 ...
Aktualitet
27 Shkurt 2025, 19:21
B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur organizoi sot në Universitetin e Shkodrës një tak...