Aktualitet

"Është pyetur në kuadër të çështjes Veliaj-Xoxa"! Klodiana Lala zbulon pse u thirr Gaz Paja në SPAK

Lala e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, tha se ai është pyetur lidhur me çështjen Veliaj-Xoxa, ndërkohë që i kanë sekuestruar edhe telefonin. 

27 Shkurt 2025, 21:20 Nga E. D
"Është pyetur në kuadër të çështjes
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala, ka zbuluar se përse është paraqitur në SPAK, aktori Gaz Paja. Lala e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, tha se ai është pyetur lidhur me çështjen Veliaj-Xoxa, ndërkohë që i kanë sekuestruar edhe telefonin. Lala gjithashtu u shpreh se janë pyetur sërish edhe vartës të Ajola Xoxës, u pyet edhe ish deputeti i PS, Vladimir Kosta, nëse qendra Harabel ka paguar qira dhe apartamentin 11/4 te Sky Tower

"Zoti Paja është anëtar i Këshillit Bashkiak, është pyetur në kuadër të çështjes Veliaj-Xoxa. Prokurorët i kanë marrë edhe celularin. Hetimet po vijojnë me intensitet. Janë edhe shumë persona të tjerë që do të pyeten. Ai e deklaroi vetë që i kanë marrë celularin. Janë pyetur sërish edhe vartës të Ajola Xoxës, u pyet edhe ish deputeti i PS, Vladimir Kosta, nëse qendra Harabel ka paguar qira dhe apartamentin 11/4 te Sky Tower", tha Lala. 

klodiana lala

Sondazh

Poll