Aktualitet

“Më dhemb kurrizi, nuk fle dot!” 14-vjeçari me deformim të shtyllës pret jetën e re

Nuk mund të flejë, nuk shkon në shkollë dhe është i izoluar brenda katër mureve duke humbur çdo mundësi për një fëmijëri normale.

27 Shkurt 2025, 21:24 Nga E. D
“Më dhemb kurrizi, nuk fle dot!” 14-vjeçari me deformim
foto nga emisioni

TIRANË- Agimi, 14 vjeç, po lufton çdo ditë me dhimbje të forta dhe një deformim të shtyllës kurrizore që tashmë ka prekur organet e tij. Nuk mund të flejë, nuk shkon në shkollë dhe është i izoluar brenda katër mureve duke humbur çdo mundësi për një fëmijëri normale.

Operacioni kushton 29 mijë euro, por familja e tij nuk ka mundësi ta përballojë. Çdo ditë që kalon e përkeqëson gjendjen e tij dhe nuk ka më kohë për të pritur.

“Ju lutem shqiptarë, vini dorën në zemër vetëm për këtë  fëmijë! Ju lutem, më ndihmoni! Nuk e shoh dot më! Dita-ditës po më ankohet, më qan gjithë natën, rri gjithë natën në divan! Unë jam sëmurë o ma, më dhemb kurrizi o ma, nuk fle dot!”, rrëfën mes lotësh nëna e tij.

Emisioni “Stop” në Tv Klan dhe “Fundjavë Ndryshe” bëjnë apel për të ndihmuar Agimin, duke hapur dhe një llogari GoFundMe për të mbledhur kontribute për të./tvklan.al

Sondazh

Poll