Aktualitet

Imzot Frendo: Kjo është arsyeja që Enver Hoxha urrente më shumë katolikët (VD)

11 Janar 2020, 07:30 Nga DOSJA
Imzot Frendo: Kjo është arsyeja që Enver Hoxha urrente më

Tiranë- Imzot George Frendo, Arqipeshkvi i Dioqezës Tiranë-Durrës në emisionin “Provokacija”të  Mustafa Nanos ka treguar arsyet pse Enver Hoxha urrente më shumë katolikët. Ai është shprehur se diktatori kishte frikë nga intelektualët.

“Kur isha student në Romë. Në vitet ’70 me mua në Romë ishte edhe një nga Kroacia që në atë kohë ishte pjesë e Jugosllavisë. Por ai fliste shumë për Ballkanin dhe me një paragjykim edhe për Shqipërinë që në atë kohë ishte hermetikisht e mbyllur dhe ai nuk kishte shumë simpati në atë kohë për Shqiprinë. Pas rënies së komunizimit, vetë Papa Gjon Pali II ka nxitur shumë meshtarë që të vijnë këtu si misionarë dhe erdha unë dhe unë isha eprori i domenikianëve. Një gjë që më bëri shumë përshtyje kur erdha këtu, me gjithë atë propagandë kundër Zotit, ndjenja fetare ishte shumë e fortë. Në një fjalim ai ka thënë, kishte gjetur shumë kundërshtim nga ana e katolikëve dhe jep dy arsye. Së pari sepse katolikët ishin spiunët e Vatikanit dhe sepse kleri katolik ishte arsimuar në universitete perëndimore. Ai si diktator kishte frikë nga inteleketualët.”, u shpreh ai.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet enver hoxha george frendo enver hoxha george frendo

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Janar 2020, 21:06

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka folur sot për kërcënimin e bërë nga Lideri Suprem i Iranit, Ali Kahmenei, i cili hodhi akuza kundër vendit...