26 Shkurt 2025, 18:52
Nga B.Z
Foto ilustruese
KANADA - Shumë vende të botës po shtrëngojnë politikat e imigracionit, që nga Evropa deri në Amerikën e Veriut. Kanadaja, e vlerësuar prej kohësh si një nga vendet më mikpritëse të botës, po ndërmerr ndërkohë ndryshime gjithëpërfshirëse, që prekin edhe studentët e huaj.
Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Arzouma Kompaore nga Kalgari i Kanadasë, reformat janë tregues i një prirje globale drejt politikave më të rrepta për imigracionin. Kanadaja po shkurton numrin e pranimit të studentëve ndërkombëtar në 437,000 ose 10% më pak se vitin e kaluar. Rreth një vit më parë Cheick Omar Kirakoya shkoi në Kanada nga Burkina Faso. Rrugëtimi i tij pasqyron atë të mijëra studentëve të huaj në Kanada.
“Zgjodha Kanadanë sepse kishte më shumë mundësi në fushën time”
Por tani është më e vështirë të qëndrosh dhe të punosh në Kanada pas diplomimit. Studentët e rinj do të duhet të provojnë se kanë më shumë se 20,000 dollarë kursime, ndryshe nga rregulli i mëparshëm prej 10,000 dollarësh.
Qëndrimi në Kanada pas diplomimit kërkon që studentët të flasin mjaft mirë gjuhën angleze, ose franceze dhe të jenë të diplomuar në një fushë që ka nevojë ai vend, si shkenca, bujqësia apo kujdesi shëndetësor.
“Fillimisht kur u largova nga vendi, kërkohej fusha e minierave. Por me ligjet aktuale të imigracionit mu desh të ndryshoja degën për t’u përshtatur me ligjet e reja”, thotë studenti Cheick Omar Kirakoya.
Zyrtarët kanadezë thonë se rregullat e reja janë hartuar për të ndaluar rritjen e popullsisë në afat të shkurtër, për t’i dhënë kohë qeverisë që të përmirësojë qasjen tek strehimi dhe kujdesi shëndetësor.
Mes pasigurive, studentët po u drejtohen shërbimeve të tilla si aplikacioni Shirah për imigracionin, i krijuar nga Bukky Wonda. Aplikacioni ofron të dhëna për studentët si aplikimi për vizën, rregullat e imigracionit dhe kërkimi i vendeve të punës.
“Jemi në një kohë kur nuk mund t’i bësh vetë të gjitha, pasi rregullat e imigracionit ndryshojnë vazhdimisht. Ndaj duhet të kesh një strategji, për të ditur alternativat”, thotë Bukky Wonda, themeluese e aplikacionit Shirah.
Mes pasigurive, studenti Kirakoya thotë se ende beson se mund të kontribuojë për vendin e tij të adaptuar dhe atë të origjinës.
“Pas trajnimit kam në plan të fitoj përvojë këtu dhe të kërkoj mundësi më të mira dhe pas disa vitesh të kthehem në vendin tim, sepse dua të shfrytëzoj atë që kam mësuar këtu në shërbim të vendit tim”, thotë studenti Kirakoya.
Zonja Wonda thotë se studentët e huaj kontribuojnë çdo vit mbi 22 miliardë dollarë në ekonominë e Kanadasë. Ajo thotë se ulja e numrit të tyre mund të dobësojë ekonominë dhe qasjen e studentëve të talentuar./VOA
Bota
26 Shkurt 2025, 18:02
E. D
Donald Trump, Volodymyr Zelenskyy
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump ka konfirmuar se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do të vizitojë...
Bota
26 Shkurt 2025, 17:45
E. D
foto ilustruese
SUDAN- Të paktën 46 ushtarë dhe civilë kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një avio...
Bota
26 Shkurt 2025, 17:34
E. D
SHBA- Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson siguroi votat e mjaftueshme për të miratuar një projektligj për...
Bota
26 Shkurt 2025, 16:52
E. D
Aleksandar Vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thirrur një seancë urgjente të Kësh...
Bota
26 Shkurt 2025, 16:36
B.Z
Friedrich Merz
GJERMANI - Friedrich Merz, i cili ka të ngjarë të jetë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë pasi fitoi pjesë...
Bota
26 Shkurt 2025, 16:23
Dosja
Călin Georgescu
RUMANI - Ish-kandidati për President të Rumanisë Călin Georgescu vazhdon të tërheqë vëmendjen....
Bota
26 Shkurt 2025, 16:15
E. D
Millorad Dodik
SARAJEVË-Gjykata e Bosnje dhe Hercegovinës ka dënuar presidentin e Republikës Sërpska, Millorad Dodik me një ...
Bota
26 Shkurt 2025, 15:54
M.L
Donald Trump
SHBA- Donald Trump tani po kërcënon mediat, autorët dhe botuesit me padi dhe legjislacion të ri. Arsyeja e ...
Bota
26 Shkurt 2025, 15:56
E. D
foto ilustruese
IZRAEL- Grupi militant palestinez Hamas do të kthejë trupat e katër pengjeve izraelitë të enjten në këmb...
Bota
26 Shkurt 2025, 15:48
M.L
Foto ilustruese
IRAN- Irani ka rritur rezervat e tij të uraniumit të pasuruar në 60%, një nivel afër 90% është i nevojsh...