26 Shkurt 2025, 16:52
Nga E. D
Aleksandar Vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thirrur një seancë urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Mediat serbe gjithashtu shkruajnë se kjo seancë urgjente është bërë pasi presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik është shpallur fajtor për mosrespektimin e vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë të bashkësisë ndërkombëtare, Christian Schmidt. Gjithashtu bëhet e ditur se seanca është caktuar në ora 17:00 në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm me propozim të presidentit serb Aleksandar Vuçiç, i cili do ta drejtojë atë.
Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës sot ka shpallur dënimin e shkallës së parë për presidentin e entitetit të Republikës Serbe (RS), Milorad Dodik, duke e dënuar atë me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalim të ushtrimit të detyrës zyrtare dhe politike.
Pas dënimit Dodik iu drejtua mbështetësve të tij që ishin mbledhur përpara ndërtesës së Gjykatës në Sarajevë, duke u thënë se nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që kanë imagjinuar. Dodik gjithashtu tha se kishte marrë dy telefonata, e para nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiç dhe e dyta nga kyrministri hungarez, Viktor Orban.
“Le të vijë Vuçiç nesër në Banjallukë për të marrë vesh se çfarë do bëjmë dhe si do e bëjmë. Nga sot nuk ka më Bosnje dhe Hercegovinë, të cilën e keni imagjinuar. Kuvendi do të marrë vendim që do ta refuzojë dënimin. E dyta është ndalimi i zbatimit të vendimeve të Gjykatës së Bosnjë-Hercegovinës në territorin e RS-së, ndërsa ligji i tretë është për ndalimin e veprimtarisë së Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial (VSTV) në nivelin e Bosnjë-Hercegovinës dhe formimin e këtij Këshilli në RS”, tha Dodik.
aleksandar vuçiç
Bota
26 Shkurt 2025, 16:36
B.Z
Friedrich Merz
GJERMANI - Friedrich Merz, i cili ka të ngjarë të jetë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë pasi fitoi pjesë...
Bota
26 Shkurt 2025, 16:23
Dosja
Călin Georgescu
RUMANI - Ish-kandidati për President të Rumanisë Călin Georgescu vazhdon të tërheqë vëmendjen....
Bota
26 Shkurt 2025, 16:15
E. D
Millorad Dodik
SARAJEVË-Gjykata e Bosnje dhe Hercegovinës ka dënuar presidentin e Republikës Sërpska, Millorad Dodik me një ...
Bota
26 Shkurt 2025, 15:54
M.L
Donald Trump
SHBA- Donald Trump tani po kërcënon mediat, autorët dhe botuesit me padi dhe legjislacion të ri. Arsyeja e ...
Bota
26 Shkurt 2025, 15:56
E. D
foto ilustruese
IZRAEL- Grupi militant palestinez Hamas do të kthejë trupat e katër pengjeve izraelitë të enjten në këmb...
Bota
26 Shkurt 2025, 15:48
M.L
Foto ilustruese
IRAN- Irani ka rritur rezervat e tij të uraniumit të pasuruar në 60%, një nivel afër 90% është i nevojsh...
Bota
26 Shkurt 2025, 15:32
M.L
Turmat duke ndjekur varrimin
IZRAEL- Yarden Bibas, një ish peng i Hamasit, gruaja dhe dy djemtë e rinj të të cilit u vranë n&...
Bota
26 Shkurt 2025, 15:14
M.L
Volodymyr Zelensky
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shprehu shpresën se marrëveshja fillestare me Shtetet e Bashkua...
Bota
26 Shkurt 2025, 15:18
M.B
Foto ilustruese
UKRAINA- Pavarësisht rritjes së pasigurisë lidhur me rënien e ndihmës së Shteteve të Bashkuara, shtimit ...
Bota
26 Shkurt 2025, 14:33
M.L
Volodymyr Zelensky dhe Donald Trump
SHBA- Kievi ka rënë dakord me kushtet e një marrëveshjeje të madhe që i jep SHBA-së ...