Bota

Kërcënon të padisë mediat, autorët dhe botuesit / Trump: Ne mund të shkruajmë një ligj të ri

Arsyeja e fjalimit që e tërboi është përdorimi i burimeve anonime, ekzistencën e të cilave ai e vuri në dyshim, duke i quajtur ato si pjellë imagjinate. Në një postim në faqen e tij në platformën Truth Social, presidenti amerikan shkroi: Në një moment do të padis disa nga këta autorë dhe botues librash të pandershëm, apo edhe media në përgjithësi, për të zbuluar nëse ekzistojnë apo jo këto burime anonime, të cilat në një masë të madhe nuk ekzistojnë.

26 Shkurt 2025, 15:54 Nga M.L
Kërcënon të padisë mediat, autorët dhe botuesit /
Donald Trump

SHBA- Donald Trump tani po kërcënon mediat, autorët dhe botuesit me padi dhe legjislacion të ri. Arsyeja e fjalimit që e tërboi është përdorimi i burimeve anonime, ekzistencën e të cilave ai e vuri në dyshim, duke i quajtur ato si pjellë imagjinate.

Në një postim në faqen e tij në platformën Truth Social, presidenti amerikan shkroi: Në një moment do të padis disa nga këta autorë dhe botues librash të pandershëm, apo edhe media në përgjithësi, për të zbuluar nëse ekzistojnë apo jo këto burime anonime, të cilat në një masë të madhe nuk ekzistojnë.

Donald Trump foli për gënjeshtra, duke shkruar se këto janë histori të sajuara dhe shpifëse, të cilat janë pjellë e imagjinatës.

"Duhet paguar një çmim i rëndë për këtë pandershmëri të hapur. Do ta bëj si shërbim për atdheun tonë. Kush e di, ne mund të shkruajmë një LIGJ të RI!" theksoi Trump. 

Shkaku i zemërimit të ri të Donald Trump janë disa raporte që ndoshta nuk i japin atij lavdërimet që ai beson se meriton. Në fakt, siç thotë ai se si një president që vlerësohet se ka pasur muajin më të mirë të hapjes nga çdo president në histori, është e natyrshme që raportet e rreme dhe librat që përmbajnë raporte anonime apo jozyrtare të shohin dritën e ditës.

Kërcënon të padisë mediat, autorët dhe botuesit /

donald trump shba

Sondazh

Poll