Bota

"Kuvendi do ta refuzojë..."/ Dodik pas dënimit me një vit burg: Nga sot nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Dodik gjithashtu tha se kishte marrë dy telefonata, e para nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiç dhe e dyta nga kyrministri hungarez, Viktor Orban.

26 Shkurt 2025, 16:15 Nga E. D
"Kuvendi do ta refuzojë..."/ Dodik pas dënimit me një
Millorad Dodik

SARAJEVË-Gjykata e Bosnje dhe Hercegovinës ka dënuar presidentin e Republikës Sërpska, Millorad Dodik me një vit burgim dhe gjashtë vjet ndalesë të ushtrimit të detyrës së presidentit, për mosrespektimin e vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë të bashkësisë ndërkombëtare, Christian Schmidt.

Pas dënimit Dodik iu drejtua mbështetësve të tij që ishin mbledhur përpara ndërtesës së Gjykatës në Sarajevë, duke u thënë se nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që kanë imagjinuar. Dodik gjithashtu tha se kishte marrë dy telefonata, e para nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiç dhe e dyta nga kyrministri hungarez, Viktor Orban. Më tej ai është shprehur se Kuvendi do të marrë vendim që do ta refuzojë dënimin. 

“Le të vijë Vuçiç nesër në Banjallukë për të marrë vesh se çfarë do bëjmë dhe si do e bëjmë. Nga sot nuk ka më Bosnje dhe Hercegovinë, të cilën e keni imagjinuar. Kuvendi do të marrë vendim që do ta refuzojë dënimin. E dyta është ndalimi i zbatimit të vendimeve të Gjykatës së Bosnjë-Hercegovinës në territorin e RS-së, ndërsa ligji i tretë është për ndalimin e veprimtarisë së Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial (VSTV) në nivelin e Bosnjë-Hercegovinës dhe formimin e këtij Këshilli në RS”, tha Dodik.

millorad dodik

Sondazh

Poll