Bota

Paralajmëron IAEA: Irani është më afër ndërtimit të një bombe atomike

Stoqet e uraniumit të pasuruar me heksaklorur uranium u rritën me 92.5 kilogramë në tremujorin e fundit, duke arritur në 274.8 kilogramë, nënvizon një raport i IAEA drejtuar shteteve anëtare të Organizatës. Kjo është e mjaftueshme, nëse pasurohet më tej, për gjashtë bomba atomike, sipas IAEA.

26 Shkurt 2025, 15:48 Nga M.L
Paralajmëron IAEA: Irani është më afër ndërtimit
Foto ilustruese

IRAN- Irani ka rritur rezervat e tij të uraniumit të pasuruar në 60%, një nivel afër 90% është i nevojshëm për të ndërtuar një bombë atomike, sipas një raporti konfidencial të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), i cili u bë publik të mërkurën. Kjo është një rritje e kësaj përqindje në një përshpejtim dramatik të normës së prodhimit që nga dhjetori, nënvizon raporti tremujor i IAEA.

Stoqet e uraniumit të pasuruar me heksaklorur uranium u rritën me 92.5 kilogramë në tremujorin e fundit, duke arritur në 274.8 kilogramë, nënvizon një raport i IAEA drejtuar shteteve anëtare të Organizatës. Kjo është e mjaftueshme, nëse pasurohet më tej, për gjashtë bomba atomike, sipas IAEA. Teherani kishte paralajmëruar në fillim të dhjetorit për synimin e tij për të rritur shkallën e prodhimit në shenjë hakmarrjeje për miratimin e një rezolute nga Bordi i Guvernatorëve të IAEA.

Vlen të theksohet se sipas Telegrafit, Irani është në gadishmëri të lartë në pritje të një sulmi të mundshëm izraelit në objektet e tij bërthamore. Sipas dy burimeve të larta qeveritare në Teheran, të cituara në raporte, Irani ka forcuar sistemin e tij të mbrojtjes në objektet bërthamore në të gjithë vendin, mes frikës se Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli mund të ndërmarrin një sulm të përbashkët.

Çdo sulm i madh mund të rrezikojë Iranin, pasi sistemi i tij mbrojtës tashmë është dobësuar nga sulmi i fundit izraelit në Etikad. Një raport i inteligjencës amerikane i publikuar së fundmi tregoi një probabilitet të lartë që Izraeli të mund të godiste Iranin në gjysmën e parë të vitit.

iaea

Sondazh

Poll