26 Shkurt 2025, 15:18
Nga M.B
Foto ilustruese
UKRAINA- Pavarësisht rritjes së pasigurisë lidhur me rënien e ndihmës së Shteteve të Bashkuara, shtimit të pikëpyetjeve ekzistenciale dhe përparimit në terren të Rusisë, anketimet tregojnë se ukrainasit vazhdojnë të jenë shpresëplotë për të ardhmen e tyre. Korrespodentja e Zërit të Amerikës, Lesia Bakalests, sjell më shumë hollësi nga Kievi mbi të dhënat e anketimeve, por edhe se si ndihen ukrainasit, tani që kanë kaluar 3 vjet nga lufta.
Deri në vitin 2022, kjo pjesë e Sheshit të Pavarësisë në qendër të Kievit ishte lulishte. Kur nisi sulmi i Rusisë në shkallë të gjerë, njerëzit filluan të vendosin aty flamuj ukrainas në kujtim të ushtarëve të vrarë. Në tre vite, numri i flamujve të vënë ka arritur në qindra.
"Sollëm një flamur në kujtim të xhaxhait tonë", thotë Polina, banore e Kievit.
Në memorial, gjendet përherë dikush. Tre vjet pas sulmit nga Rusia, ndjenjat janë të përziera.
“Mos më pyesni se si ndihem tre vjet pas luftës. Më vdiq bashkëshorti, ai ishte pjesë e ushtrisë”, thotë Daria, banore e Kievit.
“Ndjej dëshpërim në trup dhe zemërim në mendje, dua të më kthehet bashkëshorti. Ai ishte në frontin e luftës, prej tre muajsh nuk gjendet”, tregon Liudmyla, një tjetër banore e Kievit.
“Nuk mendoj për politikë, dua që të gjithë njerëzit të jenë gjallë dhe të mbarojë lufta. Dua që të gjithë të jetojmë në paqe”, thotë Lina, banore e kryeqytetit.
Instituti Ndërkombëtar i Sociologjisë së Kievit, një organizëm joqeveritar, ushtron aktivitetin e tij në Ukrainë prej më shumë se 30 vjetësh. Anketimi i fundit i realizuar nga ky Institut, në fund të vitit 2024 sugjeron se shumica e ukrainasve vazhdojnë të jenë shpresëplotë.
“Më shumë së 80 për qind e të anketuarve vazhdojnë të besojnë se Ukraina është në gjendje të arrijë sukses në luftë, në rast se partnerët perëndimorë e mbështesin në mënyrën e duhur”, thotë zoti Anton Hrushetskyi, drejtor i këtij instituti.
Një studim i ngjashëm, i cili u realizua vitin e kaluar nga Instituti Ndërkombëtar Republikan tregon se 88 për qind e qytetarëve ukrainas të cilët u anketuan, besonin se fitorja është e mundur. Megjithatë, entuziazmi nuk është aq i lartë sa ishte kur Ukraina u përball me sulmin në shkallë të gjerë, në vitin 2022. Kjo ishte diçka e pritshme, sipas Artem Zakharchenkos, kreut të Ekipit të Analizës së Komunikimit, një organizatë jo qeveritare e cila ka mbikqyrur sjelljen e ukrainasve në rrjetet sociale që prej ditëve të para të luftës.
“Tani, gjëja më e vështirë është se njerëzit nuk dinë çfarë të bëjnë për t'i përmirësuar gjërat. Tani për tani, ka shumë vëmendje tek (Presidenti) Donald Trumpi dhe tek pritshmëritë se çfarë do të bëjë ai”, thotë zoti Zakharchenko.
Po ashtu, sociologët vërejnë se tek ukrainasit, ka shumë zhgënjim, lodhje dhe zemërim, ndjenja që po i ndikojnë disa, që të kundërshtojnë negociatat.
"Ndihet lodhje, ndihet mundim, por po ashtu kuptohet se Rusia është një armik ekzistencial dhe kjo krijon shumë pak hapësirë për kompromis", thotë zoti Hrushetskyi.
Në të njëjtën kohë, anketimet tregojnë se besimi i njerëzve tek Forcat e Armatosura të Ukrainës është i lartë, në mënyrë të qëndrueshme, në nivelin 90 për qind. Një studim i Institutit shtetëror të Sociologjisë së Ukrainës, i cili u realizua me mbështetjen financiare të Shteteve të Bashkuara, sugjeron se patriotizmi i ka bashkuar ukrainasit gjatë këtyre viteve. Por qëndrimi i opinionit publik nga pikëpamja politike, është një çështje tjetër.
“Këto sakrifica që janë bërë janë tregues i maturisë, aftësisë për t’u përballur me sfidat dhe përkushtimit. Por kur lufta të marrë fund dhe t’i kthehemi normalitetit politik, atëherë do të shohim nëse shoqëria është pjekur apo jo”.
Ndërkohë, pranë memorialit, një muzikant rruge interpreton një këngë të njohur të një grupi “rock” ukrainas. Teksti i këngës thotë se gjërat do të bëhen mirë, për të gjithë./ VOA
lufta ukraine-rusi
Bota
26 Shkurt 2025, 14:33
M.L
Volodymyr Zelensky dhe Donald Trump
SHBA- Kievi ka rënë dakord me kushtet e një marrëveshjeje të madhe që i jep SHBA-së ...
Bota
26 Shkurt 2025, 14:31
r.ll
foto ilustruese
GJERMANI- Qeveria gjermane regjistroi vitin e kaluar një nivel çuditërisht të lartë të borxhit shtetër...
Bota
26 Shkurt 2025, 14:16
M.L
Jocelynn Rojo Carranza
SHBA- Vetëvrasja e një vajze 11-vjeçare po hetohet nga policia pasi nëna e saj thotë se ajo u ngacmua nga...
Bota
26 Shkurt 2025, 14:14
r.ll
sergei lavrov
RUSI- Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov i ka quajtur "biseda boshe" diskutimet për një forcë paqeruajtë...
Bota
26 Shkurt 2025, 14:09
r.ll
denys shmyhal
KIEV- Kryeministri ukrainas Denys Shmyhal ka thënë se një version faktikisht përfundimtar i marrëveshjes së min...
Bota
26 Shkurt 2025, 13:53
r.ll
donald trump
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se planifikon shitjen e lejeve të ‘arta’ të qëndrimit p...
Bota
26 Shkurt 2025, 13:43
M.L
Policia kolumbiane
KOLUMBI- Policia kolumbiane thotë se ka kapur një burrë 40-vjeçar që tentoi të kontrabandonte disa qese ...
Bota
26 Shkurt 2025, 13:33
r.ll
milorad dodik
SARAJEVË- Gjykata e Bosnje-Hercegovinës në Sarajevë e ka dënuar presidentin e Republikës Sërpska, Millorad...
Bota
26 Shkurt 2025, 13:15
N.F
Trump
SHBA- Për dekada, një shoqatë e pavarur e organizatave të lajmeve përcaktonte se gazetarët që e shoqërojn&eum...
Bota
26 Shkurt 2025, 13:02
N.F
SERBI- Bashkimi Evropian është duke i ndjekur me vëmendje dhe shqetësim të madh zhvillimet rreth ndërhyrjeve të autoritetev...