Politike

EMRI/ Emërohet Kryetarja e Komisionit për Furnizimin me Ujë dhe Përpunimin e Ujërave të Ndotura

Emërimi është bërë gjatë mbledhjes së Këshilli të Ministrave, ku u vendos që Gerta Lubonja të mbajë detyrën e kryetarit të Komisionit Kombëtar Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe të Largimit e të Përpunimit të Ujërave të Ndotura.

26 Shkurt 2025, 15:22 Nga B.Z
EMRI/ Emërohet Kryetarja e Komisionit për Furnizimin me Ujë dhe
Foto ilustruese

TIRANË - Është emëruar këtë të mërkurë (26 shkurt) Kryetarja e Komisionit për Furnizimin me Ujë dhe Përpunimin e Ujërave të Ndotura. 

Emërimi është bërë gjatë mbledhjes së Këshilli të Ministrave, ku u vendos që Gerta Lubonja të mbajë detyrën e kryetarit të Komisionit Kombëtar Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe të Largimit e të Përpunimit të Ujërave të Ndotura.

Gerta Lubonja gjatë viteve 2014-2017 ka qenë në krye të Drejtorisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore, pranë Sekretariatit Teknik të Këshillit Kombëtar të Ujit, ndërsa në vitin 2017 u emërua në pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore.

Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 26 Shkurt 2025:

V E N D I M PËR EMËRIMIN NË DETYRË TË KRYETARIT TË KOMISIONIT KOMBËTAR RREGULLATOR TË SEKTORIT TË FURNIZIMIT ME UJË DHE TË LARGIMIT E TË PËRPUNIMIT TË UJËRAVE TË NDOTURA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 4, të ligjit nr.8102, datë 28.3.1996, “Për kuadrin rregullator të sektorit të furnizimit me ujë dhe të largimit e të përpunimit të ujërave të ndotura”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

Emërimin e znj. Gerta Lubonja në detyrën e kryetarit të Komisionit Kombëtar Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe të Largimit e të Përpunimit të Ujërave të Ndotura.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

gerta lubonja

Sondazh

Poll