Bota

Deklaratat e Kremlinit në kontradiktë me ato të Putin, Lavrov hedh poshtë idenë e paqeruajtësve në Ukrainë: Janë biseda boshe

Donald Trump tha të hënën se ai e pyeti Vladimir Putinin në mënyrë specifike për mundësinë e një force paqeruajtëse që vepron në Ukrainë.

26 Shkurt 2025, 14:14 Nga r.ll
Deklaratat e Kremlinit në kontradiktë me ato të Putin, Lavrov
sergei lavrov

RUSI- Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov i ka quajtur "biseda boshe" diskutimet për një forcë paqeruajtëse që vepron në Ukrainë pas një armëpushimi të mundshëm me Rusinë".

Duke folur në Doha, Sergei Lavrov tha se ideja, e hedhur në javët e kaluara si nga Britania ashtu edhe nga Franca, synon të nxisë më tej konfliktin dhe ishte një "mashtrim" që do të lejojë Ukrainën të riarmatoset. Ai tha se masa do të tërheqë Ukrainën në NATO dhe "të shkatërrojë plotësisht" të drejtat e rusishtfolësve atje.

Donald Trump tha të hënën se ai e pyeti Vladimir Putinin në mënyrë specifike për mundësinë e një force paqeruajtëse që vepron në Ukrainë. Udhëheqësi rus thuhet se tha se nuk kishte "asnjë problem me të", në kontrast të plotë me mesazhet e Kremlinit për këtë çështje, shkruan Sky News. 

I pyetur në lidhje me komentet në një konferencë shtypi dje, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov hodhi dyshime mbi pretendimin e Trump, duke iu referuar një deklarate të mëparshme se një veprim i tillë do të ishte "i papranueshëm" për Moskën.

sergei lavrov rusi

Sondazh

Poll