Bota

Marrëveshja me SHBA për mineralet e rralla, kryeministri ukrainas: Nuk do të nënshkruhet pa garanci të fortë sigurie për Ukrainën

Kryeministri thotë se Ukraina dëshiron që garancitë e tilla të sigurisë të bazohen në planin e paqes të vitit të kaluar të Presidentit Volodymyr Zelensky, i cili parashikon një anëtarësim në NATO ose garanci të tjera të forta sigurie për Ukrainën.

26 Shkurt 2025, 14:09 Nga r.ll
Marrëveshja me SHBA për mineralet e rralla, kryeministri ukrainas: Nuk
denys shmyhal

KIEV- Kryeministri ukrainas Denys Shmyhal ka thënë se një version faktikisht përfundimtar i marrëveshjes së mineraleve është rënë dakord gjatë dy javësh negociata intensive me SHBA.

Duke folur për televizionin ukrainas, Shmyhal thotë se marrëveshja paraprake parashikon që një fond investimi do të krijohet për rindërtimin e Ukrainës.

Kievi dhe Uashingtoni do të menaxhojnë fondin me kushte të barabarta, shton kryeministri, duke theksuar se SHBA mbështet përpjekjet e Ukrainës për të marrë garanci sigurie.

"As presidenti i Ukrainës [Volodymyr Zelensky] dhe as qeveria ukrainase nuk do të shqyrtojnë dhe nënshkruajnë marrëveshjen pa garanci sigurie për Ukrainën," thotë Shmyhal, raporton BBC.

Ai thotë se një nga klauzolat e marrëveshjes paraprake thotë se qeveria amerikane po mbështet përpjekjet e Ukrainës për të marrë garancitë e sigurisë të nevojshme për të ndërtuar paqen e qëndrueshme.

Kryeministri thotë se Ukraina dëshiron që garancitë e tilla të sigurisë të bazohen në planin e paqes të vitit të kaluar të Presidentit Volodymyr Zelensky, i cili parashikon një anëtarësim në NATO ose garanci të tjera të forta sigurie për Ukrainën. Shmyhal shton se qeveria ukrainase do të takohet më vonë të mërkurën për të shqyrtuar tekstin e marrëveshjes paraprake.

denys shmyhal lufta ne ukraine

Sondazh

Poll