26 Shkurt 2025, 13:18
Nga r.ll
mbledhja e grupit te pd
TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha sot në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së se kryeministri Edi Rama po përpiqet të krijojë një analogji të qëndrimeve të tij ndaj prokurorëve me qëndrimet e opozitës. Berisha tha se këto qëndrime janë krejt të ndryshme dhe se PD nuk do bashkojë votat me Edi Ramën për asnjë lloj mase ndaj sistemit të drejtësisë.
Ai tha se PD ka qëndrimet e veta në bindjen se Shqipëria nuk mund dhe nuk duhet të ketë prokurori politike dhe sipas tij arrihet vetëm përmes Komisionit të Venecias.
"Edi Rama përpiqet me propagandën e tij të krijojë një analogji të qëndrimeve të tij prej kryehajduti ndaj prokurorëve me qëndrimet tona. Jo, është krejtësisht tjetër. Njëherë duhet të qartësoj shqiptarët, se kurrë kjo parti nuk do bashkojë votat me Edi Ramën për asnjë lloj mase ndaj sistemit të drejtësisë. Kjo parti ka platformë të qartë, ka shprehur qëndrimet e veta në bindjen më të thellë se Shqipëria nuk mund dhe nuk duhet të ketë prokurori politike.
Po kjo nuk do bëhet në asnjë rrugë tjetër përveç Komisionit të Venecias. Kjo do bëhet me reformim dhe në asnjë rast duke shndërruar grupin parlamentar në prokuror, as në avokat dhe aq më pak partia që pretendon luftën me zero tolerancë ndaj korrupsionit, të bashkohet me cilindo qoftë në mbrojtje të korrupsionit. Ai e shndërroi grupin e hajdutëve, se imagjinoni çfarë gëzimi kishte aty, Bushka në një anë, Lubia në anën tjetër, Taulanti në anën tjetër, Damiani atje ku ishte i ulur, Ulsiu kërcente nga gëzimi kur dëgjonte rektorin.
Mor zoti Sallaku, a e kupton që u fute në strofullën e hajdutëve ti? Kujt i qahesh ti? Pra, të gjithë këta janë të përfunduar.
Këta janë të marrë fund dhe këta të mos kujtojnë kurrë se mund të kryejnë qoftë edhe veprimin më të vogël me mbështetjen e opozitës. E kundërta është. E paralajmëroj Edi Ramën, në rast se i lejon vetes të rrethojë institucionet, Surreli do i rrethohet. Nuk ka, nuk mund të ketë akte triumfi të Eskobarit siç ndodhi në vitet ’80 në Kolumbi. Jo. Ndaj dhe uroj që të mos ndryshojë mendje se deklaroi se nuk do rrethojë më. Të mos ndryshojë mendje se do e gjejë Surrelin të rrethuar.
Nuk bëhet kjo. Lërini ato, janë procese, reforma. Por ta shndërrosh grupin parlamentar në rifuxhio të hajdutëve. E tregoi sot veten me seancën që dëgjoi. Imagjinoni ju hajdutët më të mëdhenj bëhen gjykatës. Nuk kishte seancë si ajo. Ajo ishte seanca më tragjikomike në histori. Ndaj dhe këto janë qëndrimet tona. Absolutisht zero tolerancë ndaj krimit dhe korrupsionit dhe një program i shkëlqyer për shqiptarët.", tha Berisha.
sali berisha
Politike
26 Shkurt 2025, 13:08
r.ll
ilir meta
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përmes një reagimi në rrjetet sociale tha se është...
Politike
26 Shkurt 2025, 13:08
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se kryeministri Edi Rama është tashmë në nj&e...
Politike
26 Shkurt 2025, 13:00
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, është shprehur ditën e sotme se do të punojë me z...
Politike
26 Shkurt 2025, 12:52
M.L
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha bëri thirrje ditën e sotme që të përkushtohemi regjistrimeve, si dhe num...
Politike
26 Shkurt 2025, 12:50
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në nisje të mbledhjes së grupit par...
Politike
26 Shkurt 2025, 12:29
N.F
Takimi
TIRANË- Anëtari i Këshillit Bashkiak PD, Dorian Teliti në konferencën e zhvilluar me këshilltarët bashk...
Politike
26 Shkurt 2025, 12:35
I.A
Mirela Bogdani
TIRANË- Kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë Mirela Bogdani ka deklaruar se masat e siguris...
Politike
26 Shkurt 2025, 12:19
N.F
Takimi
TIRANË- Kryetari i këshilltarëve të Partisë Demokratike në Bashkinë e Tiranës, Ilir Alimehmeti në konfe...
Politike
26 Shkurt 2025, 12:05
N.F
Takimi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka marrë pjesë në konferencën e z...
Politike
26 Shkurt 2025, 12:07
I.A
Vojo Bregu
TIRANË- Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësië Vojo Bregu ka komentuar deklaratat e kryem...