Aktualitet

Biznesmenja Vilma Nushi paraqitet në GJKKO

Në Komisionin Hetimor për Koncesionet në Shëndetës, opozita e ka akuzuar biznesmenene se vetëm në divident ka përfituar 1.5 milionë euro.

26 Shkurt 2025, 11:11 Nga r.ll
Biznesmenja Vilma Nushi paraqitet në GJKKO
vilma nushi

TIRANË- Biznesmenja Vilma Nushi është paraqitur ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme. Ende nuk dihen arsyet e paraqitjes së saj në GJKKO. 

Në Komisionin Hetimor për Koncesionet në Shëndetës, opozita e ka akuzuar biznesmenene se vetëm në divident ka përfituar 1.5 milionë euro. Sipas opozitës, Nushi, në cilësinë e pronares së dy kompanive, e cila është pjesë e koncesionit të Check Up, “është përfituese indirekte dhe direkte (ka përfituar rreth 1.5 mln Euro nga dividenti).”

Ndërkohë në janar të këtij viti, paditi në GJKKO deputeten demokrate dhe kryetaren e Komisionit të Check Up-it dhe Sterlizimit, Albana Vokshin. Padia për shpifje nga ana e Vilma Nushit ishte ngritur pas deklaratave që Vokshi bëri si kryetare e Komisionit Hetimor Parlamentar të Shëndetësisë.

vilma nushi ne gjkko

Sondazh

Poll