26 Shkurt 2025, 10:07
Nga N.F
Universiteti bujqësor
TIRANË- Në Gjykatën e Posaçme do të mbahet seanca për vlerësimin e 24 masave të sigurisë të firmosura ndaj anëtarëve të stafit të Universitetit Bujqësor të Tiranës. Raportohet se në GJKKO kanë mbërritur dy zëvendës rektorët Ilir Kapaj dhe Romina Koto. SPAK ka lëshuar masat e sigurisë për veprat “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funsione publike”.
Në njoftimin e SPAK thuhet se janë grumbulluar dhe referuar të dhëna për përfshirjen në veprime korruptive të zyrtarëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës, veprime të shtrira në një kohë të gjatë, në procesin e përgatitjes dhe zhvillimit të procedurave të prokurimeve publike. SPAK thotë se nga hetimet proaktive me metoda speciale si; përgjimi i bisedave telefonike të zyrtarëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës, vëzhgimet e kryera nga Policia e Shtetit dhe administrimi i dokumentacionit të procedurave të prokurimit, me autoritet kontraktor Universiteti Bujqësor i Tiranës, deri në këtë fazë të hetimit janë hetuar në kuadër të këtij procedimi 9 procedura prokurimi të zhvilluara në vitin 2022, me një vlerë të prokurimit prej 90.000.000 lekë.
Prokuroria e Posaçme shton se gjatë hetimit janë evidentuar shkelje ligjore të personave përgjegjës të nivelit akademik në UBT, Romina Koto, dhe Ilir Kapaj, me detyrë zëvendësrektorë në Universitetin Bujqësor të Tiranës, Bejo Bizhga, me detyrë përgjegjës i Departamentit të Moduleve Paraklinike në UBT, që në kohën e ideimit të projekteve dhe sigurimin e fondeve pranë Agjencisë Kombëtare për Kërkimin Shkencor dhe Inovacionin (AKKSHI ka kryer veprime në bashkëpunim me titullarin e autoritetit kontraktor, Edmond Tërthorja me detyrë Administrator i UBT-së.)
SPAK thotë se veprimet e kundraligjshme të personave të mësipërm kanë konsistuar në përgatitjen e të dhënave fiktive të projekteve, me specifikime të përgatitura nga vetë operatorët ekonomik konkurues dhe fitues në këto procedura prokurimi. Në njoftim thuhet se pas sigurimit të fondeve nga AKKSHI kanë vijuar veprimet e kundraligjshme të autoritetit kontraktor në fazën e përgatitjes dhe gjatë zhvillimit të procedurave të prokurimit, veprimet e komisionit të përllogaritjes së fondit limit dhe specifikimeve teknike apo termave të referencës, të koordinuara në vazhdimësi me veprimet e kundraligjshme të njësisë së prokurimit dhe komisionit të vlerësimit të ofertave.
gjkko spak universiteti bujqesor
Aktualitet
26 Shkurt 2025, 09:15
r.ll
fatbardh sallaku
TIRANË- Rektori i Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku në seancën dëgjimore me grupin parlamentar të PS-...
Aktualitet
26 Shkurt 2025, 09:09
r.ll
fatbardh sallaku
TIRANË- Rektori i Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku gjatë fjalës së tijj ka komentuar 24 masat e l&eu...
Aktualitet
26 Shkurt 2025, 09:08
N.F
Fatbardh Sallaku
TIRANË- Rektori i Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku ka mbajtur fjalën e tij në Kryesinë e Kuvendit ku...
Aktualitet
26 Shkurt 2025, 08:46
r.ll
foto ilustruese
BERAT- Prokuroria e Beratit ka ndaluar tre persona pasi akuzohen se 10 ton mandarina me pesticide të cilat autoritetet e Kroacis&...
Aktualitet
26 Shkurt 2025, 08:44
N.F
Foto ilustruese
FIER-Një 62-vjeçar është vënë në pranga në Fier. Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pasi a...
Aktualitet
26 Shkurt 2025, 08:14
N.F
Emigrantet
TIRANË- A mund të krijojë Italia qendra azili në Shqipëri? Gjykata Evropiane e Drejtësisë hapi ndërkoh&e...
Aktualitet
26 Shkurt 2025, 07:43
r.ll
pamje nga vendngjarja
LEZHË- Një sasi lënde eksplozive i është zyrës noteriale së Fran Gjonit në Lezhë. Nga sh...
Aktualitet
26 Shkurt 2025, 07:41
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Gjatë janarit dhe shkurtit të shohësh makina me targa të Kosovës ka qenë diçka e zakonshm...
Aktualitet
26 Shkurt 2025, 07:39
N.F
KOSOVË- Tri kompanitë energjetike në Kosovë kanë kërkuar shtrenjtimin e energjisë elektrike. ZRrE ka bërë me dije...
Aktualitet
26 Shkurt 2025, 07:20
r.ll
vendngjarja
LEZHË- Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur në qytetin e Lezhës. Sipas informacioneve, një sasi lënde plas&...