Aktualitet

I dënuar me mbi 8 vite burg për pjesëmarrje në një organizatë kriminal në Itali, arrestohet 62-vjeçari në Fier (EMRI)

Dauti mësohet se ishte i dënuar me 8 vjet e 8 muaj burgim nga autoritetet italiane për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

26 Shkurt 2025, 08:44 Nga N.F
I dënuar me mbi 8 vite burg për pjesëmarrje në një
Foto ilustruese

FIER-Një 62-vjeçar është vënë në pranga në Fier. Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pasi ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar. I arrestuari është identifikuar si Alban Dauti. 

Dauti mësohet se ishte i dënuar me 8 vjet e 8 muaj burgim nga autoritetet italiane për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale. Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët italianë për të kryer ekstradimin e tij në Itali.

Njoftimi i plotë:

Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Operacionalja 31”. I dënuar me mbi 8 vjet burgim në Itali, për pjesëmarrje në një organizatë kriminale, për trafikim të lëndëve narkotike, kapet në Fier, 62-vjeçari.

Në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë me partnerët italianë, me objektiv nxjerrjen përpara drejtësisë, të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale e DPPSh-së, gjatë operacionit “Operacionalja 31”, lokalizoi dhe kapi në Fier, shtetasin Alban Dauti, 62 vjeç, i lindur në Fier.

Autoritetet gjyqësore në Milano e kanë dënuar këtë shtetas me 8 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale. Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët italianë, për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

arrestohet alban dauti

Sondazh

Poll