Aktualitet

"Nuk jam këtu për politikë", rektori i UBT: Kam dorëzuar telefonin, nuk kam gjë për të fshehur! Shpresoj që stafi i përfshirë të pastrojë imazhin e tij

Rektori Sallaku u shpreh se Universiteti Bujqësor i duhet Shqipërisë dhe ekonomisë shqiptare.

26 Shkurt 2025, 09:15 Nga r.ll
"Nuk jam këtu për politikë", rektori i UBT: Kam
fatbardh sallaku

TIRANË- Rektori i Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku në seancën dëgjimore me grupin parlamentar të PS-së, u shpreh se ai ka qenë subjekt i marrjes së telefonit. Sallaku tha se ka qenë bashkëpunues dhe se nuk ka asgjë për të fshehur.

Gjatë fjalës së tij shtoi se në këtë seancë nuk ishte ardhur për politikë. Sipas tij Universiteti Bujqësor i duhet Shqipërisë dhe ekonomisë shqiptare. Ai shtoi se prindërit dhe studentë duhet të qetësohen. Sallaku tha se shpreson që drejtësia të bëjë punën e vet dhe u shpreh se shpreson që stafi i përfshirë të pastrojë imazhin në vijim.

"Kam qenë subjekt i marrjes së telefonit, jam treguar totalisht i gatshëm, e kam dhënë, nuk kam asgjë për të fshehur, kemi qenë bashkëpunues, do të jemi bashkëpunues, kemi dhënë dokumentacionet e kërkuara, por vetëm kaq. Dua të siguroj dhe garantoj që nuk jam këtu për politikë. Me kryeministrin kemi folur dhe kemi shkëmbyer koncepte.  Askush se ka besuar se UBT do të ulet në tryezën e Universitetit të Vienës. Do doja që debati të mos merret me anësoret po me thelbin. Ky universitet i duhet Shqipërisë dhe ekonomisë shqiptare. Prindërit dhe studentë duhet të qetësohen. Në shtator do shkojmë ofert të re akademik. Shumica e stafit janë të përkushtuar. I kuptoj personat nën hetim dhe shpresoj të pastrojnë imazhin e tyre. Drejtësia të bëjë punën e vet dhe jam i gatshëm të sigurojmë çdo lloj informacioni. Shpresoj që ky proces të mbarojë në të mirën e përbashkët," tha ai.

fatbardh sallaku

Sondazh

Poll