Sport

Slot për rinovimin e kontratës së Mohammed Salah: “Do kushtojë shumë!”

“Është më mirë për të gjithë që të luajë kështu. Ndoshta më e mira nuk është vetëm për ata që duhet të paguajnë për të”.

26 Shkurt 2025, 11:00 Nga DOSJA
Slot për rinovimin e kontratës së Mohammed Salah: “Do

ANGLI - Kështu është shprehur në një konferencë për shtyp së fundi, trajneri holandez i Liverpollit Arne Slot për rinovimin e kontratës së “Faraonit”.

Mo Salah nuk ka ndërmend të ndalet. Në moshën 32-vjeçare, sulmuesi egjiptian i Liverpoolit është në formë të plotë fizike dhe mentale siç e tregojnë paraqitjet dhe shifrat e raportuara këtë sezon. Për momentin ai ka 30 gola dhe 21 asistime, por shifrat vazhdojnë të rriten.

Një paraqitje “super-top”, në një kampionat siç është Premier League. Ndaj është befasuese që ish-lojtari i Romës është vetëm pak muaj larg skadimit të kontratës së tij, të planifikuar për në qershorin e ardhshëm.

Lista e kërkuesve është tashmë shumë e gjatë (pa përjashtuar një rinovim me Reds), por, sipas menaxherit të Liverpool, Arne Slot, niveli i Salah vetëm do të rrisë shumën e parave që egjiptiani do të kërkojë për kontratën e tij të ardhshme: "Sa më mirë të bëjë, aq më i shtrenjtë bëhet. Është më mirë për të gjithë që të luajë kështu. Ndoshta nuk është më e mira vetëm për ata që duhet të paguajnë për të”.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll