Sport

Kupa Italisë/ Arnautovic dhe Calhanoglu i japin zikaltërve gjysmëfinalen ndaj Milanit

Në San Siro, austriaku hap rezultatin me një goditje në breshëri nga jashtë zonës dhe turku e mbylli një penallti. Në prill derbi me kuqezinjtë do të përcaktojë finalistin

25 Shkurt 2025, 23:06 Nga DOSJA
Kupa Italisë/ Arnautovic dhe Calhanoglu i japin zikaltërve

ITALI - Në çerekfinalen e Kupës së Italisë, Interi mundi Lazion 2-0 në San Siro dhe kaloi në gjysmëfinale.

Ndeshja u vendos nga një gol i mrekullueshëm i Arnautovic në minutën e 39-të (një breshëri e mirë nga jashtë zonës) dhe një penallti e fituar nga Correa dhe e kthyer në gol nga Calhanoglu në minutën e 77-të.

Në gjysmëfinale, skuadra e Inzaghit do të përballet me Milanin në prill: një derbi dyshe, me ndeshjet e para dhe të kthimit, që do të përcaktojë skuadrën finaliste. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll