Sport

Pep Guardiola gjen zëvendësuesin e brazilianit Ederson... për sezonin e ri

Man.City identifikon zëvendësuesin e portierit Ederson, bisedimet me portugezin janë të avancuara

26 Shkurt 2025, 10:00 Nga DOSJA
Pep Guardiola gjen zëvendësuesin e brazilianit Ederson... për

ANGLI - Manchester City ka identifikuar zëvendësuesin e Ederson, teksa Pep Guardiola po synon një rindërtim të skuadrës së tij në verë. 

City ka përjetuar një fillim të tmerrshëm të sezonit 2024/2025, pasi ata e gjejnë veten në pozitën e katërt në Ligën Premier pas 26 ndeshjeve, me 20 pikë mbrapa Liverpoolit që kryeson Premier League. 

Kampioni në fuqi i Anglisë ka pak gjasa që ta mbrojë titullin e tyre këtë sezon dhe ata tashmë janë eliminuar nga Carabao Cup dhe Liga e Kampionëve. 

Kjo formë e dobët ka bërë që trajneri Pep Guardiola dhe bordi i klubit të planifikojnë rindërtimin e skuadrës para sezonit 2025/2026 dhe si pjesë e kësaj ata tashmë kanë nisur këtë proces qysh në afatin kalimtar të janarit. 

‘Qytetarët’ kanë shpenzuar mbi 100 milionë euro për transferimin e disa lojtarëve si Omar Marmoush, Vitor Reis dhe Abdukodir Khusanov. 

Tani, Guardiola ka kthyer vëmendjen tek profile i porterit, aty ku 31-vjeçari Ederson ka dështuar që ta vazhdojë formën e sezoneve të kaluara. 

Në disa raste gjatë këtij edicioni, performancat e portierit brazilian kanë qenë nën nivel dhe kjo ka detyruar Guardiolën që të synojë zëvendësimin e tij. 

Sipas një raportimi nga Footmercato, gjiganti anglez ka identifikuar portierin portugez Diogo Costa, si objektivin e tyre kryesor dhe bisedimet mes palëve tashmë thuhet se kanë avancuar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll