Sport

SURPRIZE!... Arminia e Bundesligës 3, eliminon Werderin nga kupa e Gjermanisë

Skuadra modeste e Bielefeldit shënon surprizën e radhës në Kupën e Gjermanisë…

26 Shkurt 2025, 08:30 Nga DOSJA
SURPRIZE!... Arminia e Bundesligës 3, eliminon Werderin nga kupa e

GJERMANI - Arminia Bielefeldi, që garon në Bundesliga 3 të Gjermanisë e ka eliminuar Werder Bremenin nga Kupa e Gjermanisë. 

Në ndeshjen çerekfinale të Kupës gjermane, Werderi humbi me rezultat 2-1. Marius Worl shënoi golin e parë në minutën e 35-të, ndërsa për 2-0 realizoi autogol Julian Malatini në minutën e 41-të. Werderi shënoi golin e nderit në minutën e 56-të me anë të Oliver Burke.

Arminia Bielefeldi zë vendin e katërt me 40 pikë në Bundesliga 3, kurse Werder Bremeni renditet në vendin e 12-të në Bundesligë me 30 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll