Sport

VIDEO/ “Çmenduri” në Barcelona - Atletico Madridit, por vetëm barazim 4-4!...

Madrilenët shënojnë në fillim dhe në fund, ndërkohë katalanasit e Barçës reagojnë dhe përmbysin epërsinë e fillimit të Atleticos

26 Shkurt 2025, 07:30 Nga DOSJA
VIDEO/ “Çmenduri” në Barcelona - Atletico Madridit, por

SPANJE - Ka përfunduar në barazim me shifrat 4-4 një ndeshje e çmendur mes Barcelonës dhe Atletico Madridit, e vlefshme për gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit.

Janë fillimisht bardhekuqtë ata që kalojnë në avantazh të dy gola të Julian Alvarez, që në minutën e dytë dhe Antoine Griezmann në minutën e gjashtë.

Megjithatë, Barcelona reagoi me shpejtësi. Ishin fillimisht Pedri në minutën e 19-të dhe më pas Cubarsi në të 21-tën që barazuan rezultatin. Ndërsa goli i përmbysjes erdhi nga Inigo Martinez në fundin e pjesës së parë, saktësisht në minutën e 41-të.

Në pjesën e dytë, Lewandowski (74’) ishte ai që realizoi golin e katërt për Barcelonën në këtë takim. Atletico mblodhi sërish forcat me Llorente (84’) që ngushtoi diferencat.

Kur ndeshja ishte drejt përfundimit, madrilenët barazuan në 4-4 me anë të Sorloth (90’+3) një minutë përpara pëfundimit të takimit.

Takimi i kthimit në “Metropolitano” më 2 prill do të vendosë ekipin që do të kalojë në finale të Kupës së Mbretit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll