Aktualitet

Kërcënohet me armë zjarri 30-vjeçari në Shkodër, shpallet në kërkim autori

Ndërkohë grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

25 Shkurt 2025, 20:24 Nga E. D
Kërcënohet me armë zjarri  30-vjeçari në
foto ilustruese

SHKODËR- Një 33-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Shkodrës pasi gjatë një konflikti ka kërcënuar me armë zjarri një 30-vjeçar. Gjithashtu bëhet e ditur se se Shërbimet e Policisë vijojnë punën për kapjen e tij. Ndërkohë grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 19:20, shtetasi R. P., 30 vjeç, ka njoftuar Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, se gjatë një konflikti të çastit, është kanosur me armë zjarri nga një shtetas. Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Në vijim të veprime kanë bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar, shtetasin Gj. S., 33 vjeç. Shërbimet e Policisë vijojnë punën për kapjen e tij. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

policia e shkodres

Sondazh

Poll