Aktualitet

Automjeti përplas punonjësin e Policisë në Tiranë, drejtuesi në kërkim

Bëhet me dije se punonjësi i Policisë ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

25 Shkurt 2025, 18:54 Nga M.B
Automjeti përplas punonjësin e Policisë në Tiranë,
Foto ilustruese

TIRANA- Një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur një punonjës të Policisë, gjatë kohës që ka qenë jashtë shërbimit. Bëhet me dije se punonjësi i Policisë ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Sipas njoftimit, është bërë identifikimi i automjetit dhe po punohet për gjetjen e tij dhe të drejtuesit.

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:40, në Fresk, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar ka përplasur shtetasin A. L(punonjës policie jashtë shërbimit). Punonjësi i Policisë ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Është bërë identifikimi i automjetit dhe po punohet për gjetjen e tij dhe të drejtuesit.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

tirana

Sondazh

Poll