Dhunoi bashkëjetuesen, arrestohet 39-vjeçari në Tiranë
foto ilustruese TIRANË- Një 39-vjeçar, është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëjetuesen e tij. Polici...
Ai tha ndonëse nuk është në dijeni të detajeve të tenderave të përfshirë në dosjen e SPAK, situata në Universitetin Bujqësor është problematike, pasi sipas tij, shumë prej mjeteve dhe infrastrukturës së nevojshme mungojnë, megjithëse në letra figurojnë si të pranishme.
TIRANA- Pedagogu Lush Susaj foli sot në lidhje me 24 masat e sigurisë të lëshuara nga Prokuroria e Posaçme për abuzime me tendera në Universitetin Bujqësor të Kamzës. Ai tha për Euronews Albania se, ndonëse nuk është në dijeni të detajeve të tenderave të përfshirë në dosjen e SPAK, situata në Universitetin Bujqësor është problematike, pasi sipas tij, shumë prej mjeteve dhe infrastrukturës së nevojshme mungojnë, megjithëse në letra figurojnë si të pranishme.
Pedagogu theksoi se gjithçka ekziston vetëm në dokumente, ndërsa realiteti është krejt ndryshe. Susaj përshëndeti ndërhyrjen e SPAK dhe e cilësoi të nevojshme hetimin e plotë të situatës.
“Unë nuk e di se kush është thirrur, nuk e di kujt i janë dhënë masat, por 20 masa janë shumë. Unë kam dy gjëra për të thënë, pasi jam kryetar i sindikatës së pavarur të punonjësve të universitetit dhe më prek goditja e reputacionit të institucionit. Ata që kanë cenuar këtë universitet nuk kanë asgjë të përbashkët me të. Gjendja në sistemin universitar dhe arsimor nuk ka qenë kurrë më e ligë, më e dobët, dhe kjo vjen nga korrupsioni dhe nepotizmi.
Laboratorët janë bosh, bazat prodhuese janë bosh, s’kemi kondicionerë në zyra. Një karrige kam që prej 25 vitesh, është e dëmtuar dhe më gris rrobat. Një printer nuk kemi, letra nuk kemi. Në universitete ka marrë fund gjithçka. Studentët nuk dalin në praktika. Ku janë lekët? SPAK ka vepruar dhe inkurajoj drejtësinë. Qoftë i nderuar çdo institut që ndërhyn, ama unë lus Zotin që çdokush të gjykohet vetëm në të drejtën e ligjit", tha pedagogu.
foto ilustruese TIRANË- Një 39-vjeçar, është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëjetuesen e tij. Polici...
Shefkie Demiraj TIRANË - Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të martën më 25 shkurt vendimin për lënien n&e...
Foto ilustruese SHKODËR - Babai i 3-vjeçarit që humbi jetën në Shkodër, ka folur mbi ngjarjen e rëndë. N&eum...
Foto ilustruese SHQIPËRI - Në vendet e Ballkanit Perëndimor kanabisi ishte më i përdoruri nga të rinjtë që janë...
Foto ilustruese TIRANE- Në një kohë kur SPAK është duke hetuar “përbindëshat” e mëdhenj të buxheti...
Foto ilustruese TIRANA- SPAK ka dalë me një njoftim zyrtar për masat e sigurisë të caktuara ndaj zyrtarëve të ...
Foto ilustruese TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka dalë me një njoftim zyrtar për masat e sigurisë të caktuara ndaj zyrta...
Pamje nga vendi i ngjajres KURBIN- Policia ka vënë në pranga Dashnor Totën i cili vrau me armë zjarri 67-vjeçarin...
Nuredin Dumani TIRANË - I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, ka dëshmuar këtë të martë gjatë seancës g...
Foto ilustruese TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka dalë me një njoftim zyrtar për masat e sigurisë të caktuara ndaj zyrta...