Aktualitet

Dhunoi bashkëjetuesen, arrestohet 39-vjeçari në Tiranë

Policia gjithashtu bën të ditur se gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, u gjet një shkop bejsbolli që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

25 Shkurt 2025, 17:59 Nga E. D
Dhunoi bashkëjetuesen, arrestohet 39-vjeçari në Tiranë
foto ilustruese

TIRANË- Një 39-vjeçar, është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëjetuesen e tij. Policia gjithashtu bën të ditur se gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, u gjet një shkop bejsbolli që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin D. T., 39 vjeç, pasi ka dhunuar bashkëjetuesen e tij. Nga kontrolli në banesën e këtij shtetasi, u gjet një shkop bejsbolli që u sekuestrua nga Policia, me cilësinë e provës materiale.

policia e tiranes

Sondazh

Poll