Aktualitet

I shpallur në kërkim për trafik droge, arrestohet pas 17 vitesh shqiptari në Itali

Po ashtu ai gjatë viteve 2003-2008, kishte marrë disa dënime në lidhje me trafikun e drogës. Megjithatë, ai ishte zhdukur në vitin 2008, duke iu shmangur urdhrit të akumulimit të dënimeve të lëshuara nga Zyra e Prokurorit Publik në Gjykatën e Genovas.

25 Shkurt 2025, 19:52 Nga E. D
I shpallur në kërkim për trafik droge, arrestohet pas 17 vitesh
foto ilustruese

ITALI- Një 52-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim prej 17 vitesh për trafik droge është arrestuar nga policia italiane. Gjithashtu mediat vendase bëjnë të ditur se shqiptari ishte dënuar me 10 vite burg dhe 58 mijë euro gjobë.

Po ashtu ai gjatë viteve 2003-2008, kishte marrë disa dënime në lidhje me trafikun e drogës. Megjithatë, ai ishte zhdukur në vitin 2008, duke iu shmangur urdhrit të akumulimit të dënimeve të lëshuara nga Zyra e Prokurorit Publik në Gjykatën e Genovas.

Megjithatë javën e kaluar, pas 17 vitesh i arratisur  u gjet në një apartament në Milano dhe u arrestua. Gjatë hetimeve të kryera nga policia, rezultoi se i kërkuari kishte arritur të ndryshonte pjesërisht të dhënat personale në Shqipëri. Nga kjo manovër shqiptari kishte arritur të kthehej disa herë në Itali dhe kishte hapur edhe disa biznese tregtare.

policia italiane

Sondazh

Poll