Bota

Misteri i aksidentit fatal/ Irani po përdor buldozerë në vendin ku u rrëzua avioni ukrainas, veprim që mund të shkatërroj

10 Janar 2020, 14:11 Nga DOSJA
Misteri i aksidentit fatal/ Irani po përdor buldozerë në vendin

IRAN– Ditën e sotme Irani ka përdorur disa buldozerë në vendin ku është rrëzuar avioni ukrainas, për të shkatërruar totalisht provat. Pas kësaj lëvizjeje është shumë e vështirë të gjenden provat e këtij aksidenti tragjik.

Zona e rrëzimit është në qendër të një beteje të tensionuar gjeopolitike mbi atë që rrëzoi avionin, i cili u operua nga “Airlines Ukrainian International.”

Pavarësisht akuzave, Irani vazhdon dhe hedh poshtë çdo pretendim se ka pasur dorë në këtë incident, pasi sipas tij shkak është defekti teknik i avionit.

Por qeveritë amerikane, britanike dhe kanadeze thonë se avioni u qëllua nga një raketë iraniane në ajër, referuar informacioneve nga shërbimet e tyre të inteligjencës.

Pamjet e avionit ukrainas të sulmuar me raketa nga Irani u shfaqën një ditë pasi Presidenti Donald Trump hodhi akuza mbi Iranin dhe nuk ishte i bindur me versionin se avioni kishte përsuar defekt. Ndërkohë dhe Kryeministri kanadez Justin Trudeau ka hedhur akuza kundër Iranit dhe tha se provat tregojnë se një raketë iraniane rrëzoi avionin dhe se goditja “mund të ketë qenë pa qëllim”. Më 8 janar avioni ukrainas “Boeing 737”, i kompanisë “Ukranian Airlines”, u rrëzua në Iran me 176 njerëz brenda, ku të  gjithë vdiqën, përfshirë edhe 9 anëtarët e ekuipazhit.

Burimi: businessinsider

A.C;E.K/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota buldozerë irani irani po shkaterron provat rrezimi i avionit ukrainas ne iran buldozerë irani irani po shkaterron provat rrezimi i avionit ukrainas ne iran

Sondazh

Poll