Bota

Meghan Markle largohet nga Anglia/ E lë princin Harry të përballet me pasojat e vendimit të tyre

10 Janar 2020, 16:42 Nga DOSJA
Meghan Markle largohet nga Anglia/ E lë princin Harry të

ANGLI -Vendimi i Meghan Markle dhe Princ Harry-t për t’u larguar nga detyrat e familjes mbretërore, ditët e fundit ka bërë bujë duke qenë dhe në qendër të vëmendjes.

Në mesin e kësaj zhurme, Meghan ka vendosur të largohet nga Anglia duke e lënë Harry-n të përballet i vetëm me pasojat e vendimit që ata morën disa ditë më parë. Meghan është nisur drejt Amerikës së Veriut, aty ku ndodhet djali i tyre Archie me dadon.

Dy ditë më parë u publikua lajmi se Princ Harry dhe gruaja e tij Meghan Markle kanë vendosur të dalin jashtë familjes mbretërore. Ata duan që të punojnë dhe të bëhen të pavarur financiarisht. Lajmi u bë më dije nga gazetari britanik me anë të një statusi në rrjetet sociale.

Kujtojmë se janë përfolur shumë arsye që janë bërë shkak për këtë vendim të dyshes. Megjithatë, vetë Meghan dhe Harry janë shprehur se duan të krijojnë një jetë të qetë larg problemeve dhe të pavarur financiarisht.

(a.k.;E.K/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota archie meghan markle princ harry archie meghan markle princ harry

Sondazh

Poll