Politike

“Po zhduken dokumentet”/ Bashkia Tiranë reagon pas denoncimit: Proces rutinë për zhvendosjen e arkivës

Në reagim bëhet me dije se ajo që ka ndodhur sot ishte një proces rutinor i zhvendosjes së arkivës nga godina kryesore drejt godinës së arkivës së Bashkisë.

25 Shkurt 2025, 12:04 Nga N.F
“Po zhduken dokumentet”/ Bashkia Tiranë reagon pas denoncimit:
Bashkia Tirane
 

TIRANË- Pas denoncimit të kreut të PD Sali Berisha se kryebashkiaku Erion Veliaj ka urdhëruar zhdukjen e dokumenteve, reaguar Bashkia e Tiranës. Në reagim bëhet me dije se ajo që ka ndodhur sot ishte një proces rutinor i zhvendosjes së arkivës nga godina kryesore drejt godinës së arkivës së Bashkisë.

“Bashkia e Tiranës po kryen një proces routinë për zhvendosjen e arkivës nga godina kryesore drejt godinës së arkivës së Bashkisë. Lajmi i publikuar si nga Sali Berisha, ashtu edhe nga mediat e tjera, është i pavërtetë”, thuhet në reagim.

 Largimi i dosjeve dhe dokumenteve të sotme është bërë një ditë pas zjarrit të djeshëm në Bashkinë e Tiranës.  Ditën e djeshme një tym i zi ka dalë nga tarraca e bashkisë së Tiranës që prej orëve të mëngjesit. Ende nuk dihet se çfarë është djegur në Bashki, pasi nuk ka pasur një reagim nga ana e institucioneve. Por sipas denoncimeve të Opozitës, zjarri ka qenë për shkak se janë djegur dokumenta në mënyrë që të fshihen provat. 

erion veliaj sali berisha

Sondazh

Poll