24 Shkurt 2025, 21:49
Nga B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar këtë të hënë zhvillimet më të fundit politike në vend, në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit.
I ftuar në emisionin Çim Peka Live, Berisha është pyetur nga gazetari Andi Bushati nëse mosbindjet civile të organizuara nga opozita kanë dështuar, ndërsa kreu i PD-së, i përgjigjet "Jo". Berisha thotë se mosbindjet civile erdhën në një kohë kur qeveria sipas tij ishte përfshirë nga një sërë skandalesh, dhe mosbindja civile ishte e vetmja rrugë.
Berisha thotë se nisur nga zhvillimet më të fundit në radhës e PS-së, mosbindja civile e ka dhënë ndikimin e saj në vend.
Berisha: Kompleksi i ndryshimeve këto 4 muaj janë të jashtëzakonshme. Këto 4 muaj çfarë ndodhi? Ndodhi që ata, të cilët mbrojtën, dhe në fakt janë bashkëautorë në ndërtimin e diktaturës në Shqipëri, ata morën ndëshkimin e popullit amerikan, por edhe u shpallën rreziku më madhor për SHBA.
Çfarë do të thoshte kjo për mua? Kjo nuk do thoshte se ata do bërtasin rroftë Sali Berisha, jo. Por do thoshte se nuk do kishte më ambasador që do garantonte zgjedhjet pa u zhvilluar.
Ishin një këta, nuk dalloje dot ambasadë dhe qeveri. Mos harro një moment. Erdhi në Shqipëri një zonjë e nderuar që quhej Zhenoveiv Donfrid. Një diplomate e shquar. Shkoi në takim me Edi Ramën. Doli nga takimi, ajo bëri komunikatën. Edi Rama komunikatën e vet. Takova zonjën Donfrid, biseduam për Ballkanin e Hapur. Presidenti Biden e mbështet Ballkanin e Hapur.
Nuk ishte një lajthitje e Edi Ramës. Dorian Duçka, këshilltari i Edi Ramës, merrte Hunter Biden, e mbante një javë në Montekarlo në kazino dhe drogë. Kur i mbaronin paratë, merrte biznesmenët. Në ato kushte, mosbindja civile ishte e vetmja rrugë.
Ajo nuk dështoi. Çfarë ndodhi? Së pari, u fituan në arenën ndërkombëtare tre rezoluta që e damkosën Edi Ramën, i damkosën zgjedhjet në Shqipëri. Ndodhën disa gjëra që e ndryshuan në mënyrë thelbësore situatën. Tre rezoluta në të cilat Spaku i Edi Ramës u shpallën prokurori politike. Zgjedhjet u shpallën fasadë për Edi Ramën.
Pra, u arrit një gjë, në një kohë kur në samite flitej për atletet e Edi Ramës. Pastaj ndodhi përmbysja e madhe. A e dini ju se sot njeriu që më sanksionoi mua, nuk futet dot në godinat federale se u provua ish-kryediplomati u provua një kryegënjeshtar. Ju e dini historinë e letrës. Historia e letrës ishte gjëja më e turpshme.
sali berisha mosbinjde civile opozite
Politike
24 Shkurt 2025, 21:39
E. D
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka folur edhe për deputeten e PS-së, Klotilda Bushka, e cila u paraqit sot në SPAK. Lala...
Politike
24 Shkurt 2025, 21:31
E. D
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala, ka folur për kërcënimet dhe fyerjet e Erion Veliajt ndaj prokurorit që po e he...
Politike
24 Shkurt 2025, 21:28
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur këtë të hënë për takimet që ka mbajtur...
Politike
24 Shkurt 2025, 21:08
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar mbrëmjen e sotme rikthimin e tij në PD pasi hoqi dor&eu...
Politike
24 Shkurt 2025, 21:06
E. D
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar koalicionin CDU/CSU për fitoren në zgjedhjet parlamentare ...
Politike
24 Shkurt 2025, 20:48
Dosja.al
Veliaj, Dado
TIRANË - Është publikuar audio e dialogut Veliaj-Dado gjatë seancës gjyqësore të mbajtur në Gjykat&eum...
Politike
24 Shkurt 2025, 19:21
B.Z
Veliaj, Dado
TIRANË - Gazetari Bledian Koka, ka komentuar akuzat e kryebashkiakut Veliaj kundrejt prokurorit Olsi Dado, i cili përmes një do...
Politike
24 Shkurt 2025, 19:28
I.A
TIRANË- I burgosur prej 14 ditësh me akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj po bën trad...
Politike
24 Shkurt 2025, 19:07
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me tymin e zi që po dilte nga tarraca e godin&e...
Politike
24 Shkurt 2025, 19:06
I.A
Klotilda Bushka
TIRANË- Në Shqipëri, kryetarja e Komisionit parlamentar të Ligjeve, socialistja Klotilda Bushka u paraqit sot në P...