24 Shkurt 2025, 19:06
Nga I.A
Klotilda Bushka
TIRANË- Në Shqipëri, kryetarja e Komisionit parlamentar të Ligjeve, socialistja Klotilda Bushka u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme. Ajo është vënë nën hetim si e dyshuar për “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, në çështjen ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe bashkëshortes së tij Ajola Xoxa. Sipas Prokurorisë, deputetja ka kontaktuar një prej personave të marrë në pyetje, Ina Goxhajn, duke e orientuar atë se si duhej të sillej kur të thirrej sërish nga hetuesit. Zonja Bushka, ka hedhur poshtë deklarimet e Goxhajt përpara prokurorëve, duke u shprehur se ajo e ka kontaktuar atë, duke qenë se kanë marrëdhënie farefisnore.
“Po e kam takuar vajzën në fjalë, si një person me të cilën kam punuar dikur dhe me të cilën kam lidhje gjaku, është kushërirë e imja. Ina Goxhajn e kam kushërirë”, shpjegoi ajo gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, pak ditë pas arrestimit të zotit Veliaj.
Varianti i ofruar nga zonja Bushka ishte se “e kam qetësuar, duke e këshilluar të thotë të vërtetën dhe, nëse e gjykon të nevojshme, të marrë avokat. Si juriste, i kam shpjeguar një të afërmi të drejtat e saj. Vetëm kaq. Nuk e kam penguar të thotë asgjë, as kam tentuar të fshehë ndonjë të vërtetë, sepse unë jam e para që jam e interesuar që e vërtetë të zbardhet sa më parë e të jetë e tillë në sytë e publikut”, deklaroi zonja Bushka.
Por rrëfimi i zonjës Goxhaj përpara prokurorëve rezulton të jetë tërësisht i ndryshëm. Takimi mes të dyjave rezulton të jetë bërë me nismën e zonjës Bushka, e cila ka vajtur në mjediset ku ajo punonte. "Deklaruesja shpjegon se Klotilda i ka thënë 'mos ki merak, për çfarëdolloj gjëje, do na kesh ne. Dhe të lutem mos fol me njeri në telefon'. Që të mos fliste në telefon në lidhje me ngjarjen, deklaruesja shpjegon se shtetësja Klotilda Bushka ja ka kërkuar disa herë”, lexohet në aktet e Prokurorisë.
Në shpjegimin e saj para grupit parlamentar, zonja Bushka tha se “unë nuk di ta shpjegoj, çfarë mund të ketë ndodhur në Prokurori apo çfarë trysnie mund të ketë ndjerë kushërira ime, që deklaratat tona private ajo i ka përcjellë në një kontekst tjetër”.
Por elementi më i rëndë, sipas asaj që është shkruar në dosje, është fakti se zonja Bushka rezulton t'i ketë dhënë Goxhajt, një telefon tjetër të ofruar nga bashkëshortja e zotit Veliaj, ndërsa i ka marrë telefonin që ajo ka patur në përdorim. Për këtë moment, ajo evitoi të jepte shpjegime në deklaratat e bëra në mbledhjen e grupit parlamentar, ndërsa prokurorët dyshojnë se ka qenë deputetja, ajo që e ka asgjësuar telefonin që i mori Goxhajt, në shtëpinë e prindërve të vet.
Deputetja socialiste e cila qëndroi gati 4 orë në Prokurorinë e Posaçme, u largua pa dhënë asnjë deklaratë apo koment.
klotilda bushka
Politike
24 Shkurt 2025, 18:02
B.Z
Tedi Blushi
TIRANË - Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka zhvilluar këtë të hën&e...
Politike
24 Shkurt 2025, 17:11
B.Z
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri, Edi Rama ka dhënë së fundmi në intervistë për median greke "Tovima", ku ka folur për...
Politike
24 Shkurt 2025, 16:36
Dosja.al
Takimi
DURRËS - Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, ka zhvilluar këtë të hënë një takim me b...
Politike
24 Shkurt 2025, 16:29
B.Z
Tymi te Bashkia
TIRANË - Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar në lidhje me tymin e zi q...
Politike
24 Shkurt 2025, 16:18
I.A
Klotilda Bushka
TIRANË- Kryetarja e Komisionit të Ligjeve Klotilda Bushka ka dalë në orën 16:00 nga ambientet e SPA...
Politike
24 Shkurt 2025, 15:51
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, gjatë një deklarate u shpreh se është i gatsh&e...
Politike
24 Shkurt 2025, 14:58
r.ll
erion veliaj
TIRANË- Pas Gjykatës së Posaçme, edhe SPAK ka hedhur poshtë pretendimet e kryebashkiakut Erion Veliaj për...
Politike
24 Shkurt 2025, 14:45
N.F
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në prezantimin e projektit për kthimin në zonë këmbësore të ish-B...
Politike
24 Shkurt 2025, 14:44
r.ll
gjkko
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka hedhur poshtë pretendimet e kryebashkiakut Erion Veliaj për gjuhën që sipas tij ësh...
Politike
24 Shkurt 2025, 14:40
r.ll
ilirjan celibashi
TIRANË- Komisioni Qendror Zgjedhor ka regjistruar 15 partitë e para politike për zgjedhjet parlamentare që do të...