Politike

Tym i zi te Bashkia e Tiranës, Blushi: Po digjen gjurmët e krimeve, aferave dhe korrupsionit të Erion Veliajt!

Në një postim në rrjete sociale, Blushi shkruan se po digjen gjurmët e krimeve, aferave dhe korrupsionit të Erion Veliaj,

24 Shkurt 2025, 16:29 Nga B.Z
Tym i zi te Bashkia e Tiranës, Blushi: Po digjen gjurmët e krimeve,
Tymi te Bashkia

TIRANË - Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar në lidhje me tymin e zi që po dilte nga tarraca e godinës së Bashkisë së Tiranës mëngjesin e sotëm. 

Në një postim në rrjete sociale, Blushi shkruan se po digjen gjurmët e krimeve, aferave dhe korrupsionit të Erion Veliaj, nisur nga hetimet e SPAK për këtë të fundit, për të cilin u caktua dhe masa arrest me burg nga GJKKO.

Blushi shkruan më tej me ironi se "tymi i zi" i ka dalë prej vitesh Bashkisë së Tiranës, por me siguri sot do të kenë zhvendosur inceneratorin nga Sharra në tarracë.

Reagimi i Blushit;

Po digjen gjurmët e krimeve, aferave dhe korrupsionit të Erion Veliaj?
"Tymi i zi" i ka dalë prej vitesh Bashkisë së Tiranës, por me siguri sot do të kenë zhvendosur inceneratorin nga Sharra në tarracë.

Në bashkinë e Tiranës prej rreth dy javësh situata është trazuar për shkak të arrestimit të kryetarit Erion Veliaj. Ky i fundit u arrestua në zyrën e tij në Bashki më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi "detyrim paraqitje". 


Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të  kundërligjshme.

Drejtimi i bashkisë i është deleguar nënkryetares Anuela Ristani, ndërsa kryeministri Edi Rama në disa dalje të tij ka deklaruar se do të merret edhe vetë me punët e bashkisë. 

tedi blushi erion veliaj

Sondazh

Poll