Politike

Limaj i gatshëm për koalicion me LVV-në: Gjithmonë nëse është dhe Kurti! Politikanët e tjerë: Nga çelik në bakër, shumë shpejt

Limaj po ashtu është shprehur se nuk do të vendosë vija të kuqe ndaj asnjë partie për ndërtimin e qeverisë së re, për sa kohë që bashkëpunimi shërben për çështje nacionale.

24 Shkurt 2025, 15:51 Nga E. D
Limaj i gatshëm për koalicion me LVV-në: Gjithmonë nëse
foto ilustruese

KOSOVË- Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, gjatë një deklarate u shpreh se është i gatshëm për bashkëpunuar me Lëvizjen Vetëvendosje (VV) dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Madje ai ka theksuar se interesi i Kosovës është mbi çdo ndasi politike. Limaj po ashtu është shprehur se nuk do të vendosë vija të kuqe ndaj asnjë partie për ndërtimin e qeverisë së re, për sa kohë që bashkëpunimi shërben për çështje nacionale.

“Unë jam i gatshëm t’i ndihmoj kryeministrit tim që i shërben vendit. Nëse kërkon ndihmën time për të mirën e Kosovës, jam i gatshëm ta ofroj. Gjithmonë edhe nëse është Albin Kurti. Kur bëhet fjalë për çështje nacionale, unë gjithmonë kam qenë i përkushtuar”, ka thënë Limaj.

Por kjo deklaratë ka shkaktuar reagime, përfshirë edhe kryetarin e Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj. Molliqaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook e ka ironizuar deklaratën e Kryetarit të Nismës Socialdemokrate. 

Ai madje ka përdor edhe nofkën e tij të luftës, “Komandant Çeliku”, për të vënë në dyshim ndryshimin e qëndrimit të tij politik. Molliqaj tha se Limaj ka ndryshuar qëndrimin e tij më shpejt se sa pritej: “Nga çelik në bakër, shumë shpejt”. 

Gjithashtu të shumta kanë qenë edhe reagimet e tjera nga politikanë e analistë. Skënder Zogaj tha se deklarimi i Limajt është i hapur për koalicionin e LVV-së është legjitim dhe i vullnetit të lirë. Madje, tha se kjo gjë është llogaritur mirë nga prizmi i interesave të Nismës.

“Partitë politike bëjnë garë zgjedhore për të marrë pjesën e tyre në pushtet. Rezultati në zgjedhje është masa e pjesës së kulaçit që u takon dhe, këtë pjesë partitë politike e menaxhojnë sipas interesit të tyre partiak! Kjo është e drejta sovrane e çdo subjekti partiak, prandaj, çdo lloj interpretimi jasht këtij vullneti është fjalë koti! Në saje të kësaj të drejte, deklarimi i kreut të Nismës, Fatmir Limaj, se është i hapur për një koalicion qeverisës me LVV, është qëndrim i vullnet të lirë dhe plotësisht legjitim, padyshim edhe i llogaritur mirë nga prizmi i interesave të Nismës”, deklaroi ai.

 

zgjedhejt ne ksosove fatmir limaj dardan molliqaj

Sondazh

Poll