Politike

Berisha: Edi Rama ka arsye të hidhërohet shumë, çështja McGonigal po kthehet në tryezë

Berisha tha se po qarkullon çdo ditë lajmi se çështja McGonigal se po kthehet në tryezë. Ai u shpreh se dosja Rama-McGonigal po bëhet aktuale dhe gazetarë investigativë e kanë rikthyer përsëri këto ditë.

24 Shkurt 2025, 12:52 Nga N.F
Berisha: Edi Rama ka arsye të hidhërohet shumë,
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon një konferencë me gazetarët. Berisha gjatë fjalës së tij tha se ka lajme të hidhura për kryeministrin Edi Rama. Berisha tha se po qarkullon çdo ditë lajmi se çështja McGonigal se po kthehet në tryezë. Ai u shpreh se dosja Rama-McGonigal po bëhet aktuale dhe gazetarë investigativë e kanë rikthyer përsëri këto ditë.

Berisha tha se Rama do të gjykohet rëndë për krimin e tij të shëmtuar dhe të gjithë ata që përpiqen të mbulojnë krimin monstruoz të korruptimit të zyrtarit ndër më të lartët në çështjet e sigurisë së SHBA.

"Së fundi, ka lajme të hidhura për Edi Ramën. Edi Rama ka arsye të hidhërohet shumë.
Jo vetëm nga ato mitingje që e lanë pa frymë, që pa këto dy ditë, por po qarkullon çdo ditë çështja McGonigal po kthehet në tryezë. Dosja Rama-McGonigal po bëhet aktuale. Gazetarë kolosë investigativë e kanë rikthyer përsëri këto ditë.


Dhe dihet se McGonigal është një nga zyrtarët më të lartë të FBI-së, që u mor me gjahun e presidentit Donald Trump personalisht. Por, dihet që ai individ mori nga Edi Rama 225 mijë dollarë nga zyra e Ramës. Tani, Altin Dumani, prej 1 vit e gjysmë, e mban në sirtar dosjen dhe ai nuk ka kërkuar akoma dosjen e gjykatës së Uashingtonit, sepse do me çdo kusht të mbrojë Edi Ramën. Mirëpo kësaj kohe i erdhi fundi.

Do gjykohet rëndë Edi Rama për krimin e tij të shëmtuar dhe të gjithë ata që përpiqen të mbulojnë krimin monstruoz të korruptimit të zyrtarit ndër më të lartët në çështjet e sigurisë së SHBA. Kështu që ky është një lajm i hidhur dhe e garantoj që edhe më i hidhur do të bëhet për Ramën. Të jetë i përgatitur."tha ai.

berisha rama

Sondazh

Poll