24 Shkurt 2025, 12:45
Nga N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon një konferencë me gazetarët. Berisha gjatë fjalës së tij foli në lidhje me takimet me emigrantët. Ai u shpreh se ka një mirënjohjen të pakufishme ndaj degës së PD, PBDNJ dhe të gjithë atyre që u morën me organizimin e takimit në Athinë.
Berisha u shpreh se salla ishte e stërmbushur dhe se nuk kishte njohur kurrë një entuziazëm të tillë. Ai foli edhe për takimin në Parma. Berisha tha se miqtë e tij i thanë se Italia nuk e ka parë ndonjëherë një takim të tillë dhe aq entuziastë.
"Një ndërveprim i shkëlqyer në këto takime. Ju nuk mund të imagjinoni. Unë e kuptoj që ju i keni ndjekur në TV, por problemi është se televizori e ka ekranin akull, por sallat ishin zjarr në këto takime. Dhe ajo frymë, ajo po vjen me shpejtësi në Shqipëri. Është shumë, shumë interesante.
Salla në Athinë buçiste nga të gjitha anët: O Edvin, o i tillë, o i atillë, diaspora nuk të do... I dëgjuat besoj. Pra, faktikisht diaspora i ka vu kufirin tek thana. Ndaj dhe e quajta udhëtim në fitore. Mahnitës! Kam mirënjohjen më të pakufishme për të gjithë organizatorët e atij takimi aq madhështor dhe aq entuziast në Parma, sa që nuk e ekzagjeroj po të them, por miqtë e mi më thanë se Italia nuk e ka parë ndonjëherë. Italia ka parë shumë, unë nuk kam regjistrin e mitingjeve të tyre, po ai qe nga mitingjet më entuziaste.
Kam mirënjohjen më të pakufishme ndaj degës së PD, PBDNJ dhe të gjithë atyre që u morën me organizimin e atij takimi të paparë në Athinë. Ajo sallë e madhe e stërmbushur nuk kishte njohur kurrë një entuziazëm të atillë. Kurrë! Ishte emocionuese shumë kur mendoje që Athina, qyteti i lavdisë së përjetshme, është sot qyteti që ka mikpritur më shumë shqiptarë se çdo qytet tjetër jashtë Shqipërie. Dëshmi e një hapjeje, e një mikpritje, e një vlerësimi. Salla ishte emërtuar Melina Merkuri, një artiste e madhe greke me origjine arvanitase, shqiptare, të cilën ajo nuk e kishte mohuar kurrë, përkundrazi një zonjë fisnike që në vitet ’90 krijoi një fond për të ndihmuar emigrantët shqiptarë.
Por unë e thashë aty, se midis atyre emigrantëve, njerëz guximtarë që u nisën drejt Greqisë për të shpëtuar nga dhimbjet e tmerrshme të pasojave të diktaturës, sot ka këngëtarë të mëdhenj, ka artistë, ka sportistë, ka studiues, pra faktikisht kjo gjeneratë emigrantësh po nxjerr Melina Mërkurët, Irenë Papasët e tjera shqiptarë. Shqiptarët, histori suksesi. Histori e vërtetë suksesi. Ndaj dhe mirënjohje të pakufishme të gjithë atyre që morën pjesë dhe një përshëndetje të përzemërt, vëllazërore, të gjithë emigrantëve tanë në Itali, në Greqi dhe kudo që janë," tha Berisha.
berisha
Politike
24 Shkurt 2025, 12:28
r.ll
dan bongino
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka emëruar gazetarin Daniel John Bongino si zëvendësdrejtorin e ri të Byrosë Fe...
Politike
24 Shkurt 2025, 12:40
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se programi i PD kishte një pëlqyeshmëri të jashtëz...
Politike
24 Shkurt 2025, 12:35
M.B
Igli Hasani
TIRANA- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani ka reaguar përmes një publikimi në rrjetet e ti...
Politike
24 Shkurt 2025, 12:27
N.F
Kalaja
TIRANË- Kryetarja e Gjykatës së Apelimit në Partinë Demokratike, Adriana Kalaja është paraqitur ditën e sotm...
Politike
24 Shkurt 2025, 12:26
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha foli sot lidhur me takimet e zhvilluara me emigrantët në Itali dhe Greqi. ...
Politike
24 Shkurt 2025, 12:16
r.ll
bushka ne spak
TIRANË- Deputetja e Partisë Socialiste dhe njëherësh kryetare e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka ës...
Politike
24 Shkurt 2025, 12:01
M.B
Erion Veliaj dhe Ols Dado
TIRANA- Kryebashkiaku i Tiranës, i arrestuar tashmë, ka vijuar me sulmin e tij ndaj prokurorit Ols Dado. Veliaj ka...
Politike
24 Shkurt 2025, 12:00
r.ll
klotilda bushka
TIRANË- Deputetja e Partisë Socialiste dhe njëherësh kryetare e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka ësht&e...
Politike
24 Shkurt 2025, 11:32
M.B
Vjosa Osmani
KOSOVA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, uroi udhëheqësin e CDU-së në Gjermani, Friedrich Merz, dhe atë t&eu...
Politike
24 Shkurt 2025, 11:21
r.ll
selia e ps
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot takim në selinë e PS me drejtuesit politikë të PS në qarqe. Sipas r...