24 Shkurt 2025, 12:16
Nga r.ll
bushka ne spak
TIRANË- Deputetja e Partisë Socialiste dhe njëherësh kryetare e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Ndërkohë janë publikuar edhe pamjet e mbërritjes së Bushkës në SPAK në kuadër të hetimeve për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
Në reagimin zyrtar të SPAK për hetimet thuhet se deputetja socialiste Klotilda Bushka ndodhet nën akuzë për veprime të paligjshme. Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, Bushka, e cila mban edhe postin e kryetares së Komisionit të Ligjeve, është regjistruar si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, sipas nenit 301 të Kodit Penal.
“Prokuroria e Posaçme po kryen hetime paraprake ndaj deputetes së Kuvendit të Shqipërisë, shtetases Klotilda Bushka Emri i kësaj të fundit është regjistruar në regjistrin përkatës të njoftimeve si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal. Deri në këtë fazë konstatohet se ekzistojnë të dhëna konkrete të cilat të çojnë tek dyshimi i arsyeshëm se personi nën hetim Klotilda Bushka ka kryer veprime aktive të kundërligjshme të cilat kanë interferuar me hetimin e organit procedues në lidhje me procedimin penal nr. 27 të vitit 2024. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar falenderon Policinë e Shtetit për bashkëpunimin në fazën e ekzekutimit të masave të sigurisë”, thuhet në reagimin e SPAK.
klotilda bushka ne spak
Politike
24 Shkurt 2025, 12:01
M.B
Erion Veliaj dhe Ols Dado
TIRANA- Kryebashkiaku i Tiranës, i arrestuar tashmë, ka vijuar me sulmin e tij ndaj prokurorit Ols Dado. Veliaj ka...
Politike
24 Shkurt 2025, 12:00
r.ll
klotilda bushka
TIRANË- Deputetja e Partisë Socialiste dhe njëherësh kryetare e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka ësht&e...
Politike
24 Shkurt 2025, 11:32
M.B
Vjosa Osmani
KOSOVA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, uroi udhëheqësin e CDU-së në Gjermani, Friedrich Merz, dhe atë t&eu...
Politike
24 Shkurt 2025, 11:21
r.ll
selia e ps
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot takim në selinë e PS me drejtuesit politikë të PS në qarqe. Sipas r...
Politike
24 Shkurt 2025, 11:04
r.ll
shehi, alibeaj
TIRANË- Partia "Lëvizja për Zhvillim Kombëtar" me kryetar Dashamir Shehin dhe "Djathtas 1912" me kryetar Enkelejd A...
Politike
24 Shkurt 2025, 10:41
N.F
Tom Doshi
TIRANË- Kreu i PSD, Tom Doshi pasi ka qëndruar për 90 minuta në ambientet SPAK ka dalë dhe ka folur para gazetar&eu...
Politike
24 Shkurt 2025, 10:10
M.B
Erion Veliaj dhe Olsi Dado
TIRANA- Gazetari Flamur Vezaj ka bërë një postim në rrjetet sociale ku ka analizuar sulmin e kryebashki...
Politike
24 Shkurt 2025, 08:59
N.F
Tom Doshi
TIRANË- Kreu i PSD-së, Tom Doshi është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Dosh...
Politike
24 Shkurt 2025, 08:58
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri njëherësh dhe kryesocialisti Edi Rama ka mbledhur drejtuesit politik të Partisë Socialiste.Mëso...
Politike
24 Shkurt 2025, 08:54
r.ll
rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe ditën e sotme me përgjigjen e komenteve në rrjetet e tij sociale, në rubrikë...