Politike

Hetimet e SPAK për Veliajn, Klotilda Bushka paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

Bushka po hetohet nga SPAK pasi dyshohet se ka kryer veprime për zbardhjen e të vërtetës. 

24 Shkurt 2025, 12:00 Nga r.ll
Hetimet e SPAK për Veliajn, Klotilda Bushka paraqitet në
klotilda bushka

TIRANË- Deputetja e Partisë Socialiste dhe njëherësh kryetare e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Bushka është paraqitur në SPAK në kuadër të hetimeve për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Bushka është gjithashtu në hetim nga SPAK pasi dyshohet se ka kryer veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës. 

 

Në një nga mbledhjet e Grupit Parlamentar të PS-së Bushka i ka mohuar akuzat e ngritura ndaj saj dhe tha se ajo e ka kushërirë ish-drejtoreshën e BYL-A-s Ina Goxhajn, të përmendur në dosjen e Veliajt-Xoxës si person i vënë nën presion nga Bushka. Bushka tha në mbledhjen e Grupit të PS-së se ajo është takuar me Ina Goxhajn dhe e ka qetësuar duke këshilluar të thotë të vërtetën. Sipas saj ajo i ka sqaruar të afërmes së saj të drejtat që ka dhe nuk ka tentuar të fshehë asgjë. Bushka shtoi se ajo është e interesuar të zbardhet e vërteta.

Pavarësisht deklaratave të saj pak ditë më parë u publikua edhe një foto e Bushkës, në rrugët e Tiranës duke takuar avokatin e Ajola Xoxës, Ermir Betën. Fotografia është siguruar nga redaksia e Dosja.al nëpërmjet një dëshmitari okular në zonën e "Shallvareve" në kryeqytet.

Hetimet e SPAK për Veliajn, Klotilda Bushka paraqitet në

Ndërkohë në reagimin zyrtar të SPAK për hetimet thuhet se deputetja socialiste Klotilda Bushka ndodhet nën akuzë për veprime të paligjshme. Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, Bushka, e cila mban edhe postin e kryetares së Komisionit të Ligjeve, është regjistruar si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, sipas nenit 301 të Kodit Penal.

“Prokuroria e Posaçme po kryen hetime paraprake ndaj deputetes së Kuvendit të Shqipërisë, shtetases Klotilda Bushka Emri i kësaj të fundit është regjistruar në regjistrin përkatës të njoftimeve si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal. Deri në këtë fazë konstatohet se ekzistojnë të dhëna konkrete të cilat të çojnë tek dyshimi i arsyeshëm se personi nën hetim Klotilda Bushka ka kryer veprime aktive të kundërligjshme të cilat kanë interferuar me hetimin e organit procedues në lidhje me procedimin penal nr. 27 të vitit 2024. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar falenderon Policinë e Shtetit për bashkëpunimin në fazën e ekzekutimit të masave të sigurisë”, thuhet në reagimin e SPAK.

klotilda bushka spak

Sondazh

Poll