Politike

Zgjedhjet e 11 majit/ Rama mbledh drejtuesit politik të PS-së, zbardhen detaje nga takimi! Zhvillon mbledhje dhe me grupin parlamentar

Mbledhja me grupin parlamentar socialist e ka pasur fokusin në pikat e rendit të ditës të seancës plenare të enjtes.

24 Shkurt 2025, 11:21 Nga r.ll
Zgjedhjet e 11 majit/ Rama mbledh drejtuesit politik të PS-së,
selia e ps

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot takim në selinë e PS me drejtuesit politikë të PS në qarqe. Sipas raportimeve në takim janë diskutuar për zgjedhjet e 11 majit dhe vota e diasporës.

Pas takimit me drejtuesit politik, Rama ka zhvilluar mbledhje edhe me grupin parlamentar socialist. Mbledhja e ka pasur fokusin në pikat e rendit të ditës të seancës plenare të enjtes, ku pritet të votohet akti normalit i shtyrjes së afatit të vlefshmërisë të kartave ID dhe pasaportave biometrike deri në 31 maj për diasporën. Ky vendim do t’i vijë në ndihmë diasporës për të marrë pjesë në zgjedhjet e 11 majit. 

edi rama

Sondazh

Poll