Politike

Konferenca e donatorëve mblidhet në Tiranë më 17 shkurt, presidentja e KE: Do ndihmojmë Shqipërinë

10 Janar 2020, 10:58 Nga DOSJA
Konferenca e donatorëve mblidhet në Tiranë më 17 shkurt,

KROACI– Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen është treguar e gatshme për të ndihmuar Shqipërinë në periudhën e rindërtimit pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit. Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Kroacisë, vend i cili mban presidencën e radhës të BE, Ursula von der Leyen tha se muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë  për Ballkanin Perëndimor. Ndër të tjera, ajo shtoi se konferenca e donatorëve për Shqipërinë pas tërmetit që la pas 51 viktima do të mbahet më 17 shkurt, në Bruksel.

“Konferenca për Shqipërinë do jetë më 17 shkurt, pas tërmetit të tmerrshëm që ndodhi në Shqipëri. Do përpiqemi të ndihmojmë Shqipërinë në këto momente,”- tha Von Der Leyen.

Presidentja e KE, foli edhe për çështjen e negociatave, teksa shtoi se Shqipëria dhe Republika e Maqedonisë së Veriut i kanë plotësuar kushtet e nevojshme. “Do gjejmë një rrugë për të çuar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut drejt Bashkimit Europian. Të kesh një Europë me një influencë të fortë, lidhet me disa çështje të ndryshme që duhet të jenë koherente. Të gjithë së bashku duhet të bëjmë forca dhe diferencën me bashkimin tonë. Të ndalim dhunën përmes bisedimeve dhe t’u themi stop konflikteve,”- tha Von der Leyen.

Ndërkohë që ambasadori i Bashkimit, Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, në një reagim pas konferencës, përmes rrjeteve sociale shkruan se: “Konferenca e donatorëve për të ndihmuar Shqipërinë në përpjekjet e saj për rindërtim pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit të vitit të kaluar do të zhvillohet në 17 shkurt 2020 në Bruksel. Bashkimi Evropian qëndron pranë Shqipërisë. BE për Shqipërinë.”

Komisioni Evropian është solidarizuar me Shqipërinë, e cila po kalon momente tepër të vështira pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit. Lidhur me këtë situatë, KE ka vendosur të dhurojë 15 milionë euro për Shqipërinë, për të ndihmuar në rindërtimin e mijëra ndërtesave të shembura nga tërmeti. Gjithashtu presidentja e KE, Ursula von der Leyen ka shtuar se BE do të organizojë një konferencë të donatorëve për të ndihmuar Shqipërinë me rindërtimin.

(f.m;;e.k;f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike konferenca e donatorëve të europës tragjedia e 26 nentorit 2019 ursula von der leyen konferenca e donatorëve të europës tragjedia e 26 nentorit 2019 ursula von der leyen

Sondazh

Poll