Sport

VIDEO/ Çaste frike te Fiore... Pas një goditje në kokë, Moise Kean rrëzohet në fushë!

Situatë thuajse e ngjashme me atë që ndodhi disa muaj më parë me Edoardo Boven

23 Shkurt 2025, 19:33 Nga DOSJA
VIDEO/ Çaste frike te Fiore... Pas një goditje në kokë,

ITALI - Momente frike sërish në klubin e Fiorentinës, pas disa muajsh nga ajo që ndodhi me Edoardo Bove. Kësaj radhe një situatë e ngjashme, është përsëritur ditën e sotme me Moise Kean.

Pas një goditjeje në kokë nga një përplasje, që i ka dëmtuar pjesën e vetullës, sulmuesi italian është rrëzuar në fushën e lojës, duke alarmuar të gjithë lojtarët brenda saj.

Për fat të mirë, Kean u përmend shumë shpejt dhe u largua nga fusha me barelë, duke u duartrokitur nga të gjithë tifozët në “Bentegodi”. Megjithatë Fiorentina nuk mundi dot të shmangë as humbjen ndaj Veronës në shifrat 1-0.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll