Sport

Gazetari italian kritikon João Félix: "Ai është sa i bukur, aq edhe i padobishëm"

Fabio Ravezzani, nga Telelombardia, nuk u përmbajt në kritikat e tij pas humbjes së kuqezinjve ndaj Torinos.

23 Shkurt 2025, 19:17 Nga DOSJA
Gazetari italian kritikon João Félix: "Ai është sa

ITALI - Pasi u eliminua nga Liga e Kampionëve nga Feyennord, Milani i Sérgio Conceição humbi në Serie A në vizitën e tyre në Torino (2-1).

Pas përfundimit të ndeshjes, gazetari i njohur i Telelombardia, Fabio Ravezzani, nuk u përmbajt në kritikat e tij ndaj trajnerit portugez dhe João Félix-it, sërish titullar për kuqezinjtë.

"Gjithçka po shkon keq te Milani. João Félix është sa i bukur aq edhe i padobishëm, Thiaw nuk është më i mirë se Tomori dhe heqja e Leão, nëse nuk dëmtohet, është budallallëk.

Conceição po shkakton më shumë dëm sesa një breshër. Drejtorët dështuan në zgjedhjen e trajnerit të dytë",- ka shkruar Fabio Ravezzani në rrjetin social X. 

Kujtojmë se me këtë disfatë Milani zbret në vendin e 7-të në Serie A.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll